E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, Barcelona e Premierligës

Të inspiruar nga akademia e famshme e Barcelonës, klubi i pasur nga Premierliga, Manchester City ka zbuluar planet për ndërtimin e një kompleksi gjigant që ka për synim zhvillimin e yjeve të së ardhmes. Hapësira prej 30 ari, do të përmbajë një mini-stadium prej 7000 ulësesh dhe 15 gusha stërvitore në gjendje të mirëpresin deri në 72 futbollistë. Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 08:58

Manchester City ka zbuluar planin për ndërtimin e një kompleksi gjiganti stërvitor për të cilin klubi thotë se do të jetë më i miri në botë. Hapësira me madhësi prej 30 ari do të gjendet afër stadiumit të tyre Etihad në lindje të Manchesterit dhe do të nevojiten vite për ndërtimin e saj, por hapi i parë është të merret leja e ndërtimit në dhjetor të këtij viti.

Kompleksi i ri do të përmbajë një mini-stadium prej 7000 ulëseve, 15 fusha stërvitore dhe akomodim për fjetje për 72 futbollistë senior dhe të rinj. Brian Marwood, njëri prej zyrtarëve të lartë në klub ka thënë: “Ky mund të jetë investimi më i rëndësishëm që ka bërë klubi me pronarët e rinj. Kjo është pjesë e një strategjia 10 vjeçare për sukses të vazhdueshëm afatgjatë”.

Ai shtoi: “Faza e parë ishte triumfi i ekipit në FA Cup dhe kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar. Kjo sinjalizon fillimin e fazës së dytë. Ne e dimë se zhvillimi i të rinjve duhet të jetë në zemër të këtij klubi. Investimet në afatet kalimtare na kanë ndihmuar të arrijmë në një shkallë të caktuar, të mbetemi aty dhe të investojmë në zhvillimin e futbollistëve, mbarëvajtje dhe hapësirë pune të rangut të lartë. Me përforcimet e reja kemi qenë në qendër të vëmendjes por është bërë punë edhe prapa skenës qysh në ditët e para”.

Programi i zhvillimit është planifikuar për tri vite gjatë së cilave City ka dërguar zyrtarë në Barcelonë, Arsenal dhe Ajax si dhe skuadra të sporteve tjera si Neë York Giants, Los Angeles Lakers, New York Knicks dhe Instituti Australian i Sportit për të përcjell hapësirat e tyre punuese. Nick Smith, këshilltar i projektit që bëri shumicën e vizitave në hapësirat tjera tha: “Ne besojmë se e jona do të jetë hapësira stërvitore më e mirë në botë”. Marwood theksoi se çmimi i përgjithshëm i zhvillimit ende nuk është caktuar. City tashmë ka blerë pjesën më të madhe të tokës, shumica e së cilës ishte e zënë nga industritë e kaluara, dhe janë në proces të pastrimit të saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›