E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali nuk shet

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 11:23

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se do të mbajë të gjithë futbollistët e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht spekulimeve se portieri Manuel Almunia dhe sulmuesi Andrei Arshavin mund të largohen nga klubi.

Almunia, i cili ka humbur vendin e tij në formacionin bazë të Arsenalit nga Lukasz Fabianksi, spekulohej me transferim te klubi turk Galatasaray, ndërsa reprezentuesi rus Arshavin ka zgjuar interesim nga gjiganti italian Juventus. Por, i pyetur rreth mundësisë së largimit të ndonjërit prej futbollistëve të tij në janar, Wenger tha: “Jo, jo për momentin”.

Carlos Vela pritet të kompletojë sezonin në formë huazimi te Bolton Wanderers, por Wenger ka përjashtuar mundësinë që Aaron Ramsey t’i bashkohet Blackpoolit apo ndonjë klubi tjetër në marrëveshje të ngjashme. Wenger tha për Arsenal TV Online:

“Për momentin jo sepse kemi shumë ndeshje para nesh dhe na nevojiten të gjithë të jenë këtu dhe në dispozicion”. Arsenali shkon në Upton Park të shtunën për t’u takuar me skuadrën që gjendet në pozitën e fundit në Premierligë, West Ham United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›