E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali pret qëndrimin e Van Persiet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është optimist se kapiteni Robin van Persie do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Reprezentuesi holandez ka realizuar nëntë gola në 13 ndeshje për Arsenalin këtë sezon ndërsa marrëveshja e tij aktuale me klubin është e paraparë të skadojë në qershor 2013.

Klubi ende nuk ka filluar zyrtarisht bisedimet me Van Persien, i cili është i vetmi futbollist nga ekipi aktual që ka fituar një trofe me klubin.

Por, Wenger tha për BBC Sport: “Ai ka edhe 18 muaj në marrëveshjen aktuale dhe jam optimist se do ta vazhdon atë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›