E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City i uritur për sukses

Nigel de Jong beson se triumfi i Manchester Cityt në FA Cup sezonin e kaluar i ka dhënë futbollistëve motiv shtesë në kërkim të suksesit edhe më të madh gjatë këtij edicioni.

“Triumfi në FA Cup na mësoi se si është shija e fitimit të një trofeu. City nuk kishte fituar asgjë me këtë grup të futbollistëve andaj suksesi i vitit të kaluar na ka shtuar urinë për këtë edicion. Çdo futbollistë në skuadër e ka të njëjtën ndjenjë” tha De Jong pa dashur të injorojë asnjë garë.

“Çdo garë është e rëndësishme madje edhe Carling Cup. Çdo titull është prapë një titull”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›