E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e lehtë e Prishtinës

Lideri i Superligës, Prishtina nuk ka lejuar befasi në përballje me Besën. Bardhekaltrit kanë arritur që këtë takim, i cili u zhvillua në praninë e një numri të vogël shikuesish, t’a fitojnë me rezultat bindës 3:0.

Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit e kanë nisur furishëm takimin duke atakuar portën e mysafirëve. Në minutën e 22’të përpjekjet e prishtinaseve u shpërblyen kur Adnad Haxha me kokë dërgoi topin në rrjetë pas një rivënie nga këndi.

Pas golit të shënuar vendasit kanë pasur edhe disa raste të mira shënimi por nuk kanë arritën ti konkretizojnë. Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë pejanët kanë pasur rast të qind për qindtë ta barazojnë rezultatin por goditjen e Egzon Gashit e priti portieri Flamur Neziri.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina ka dominuar plotësisht. Pas një gabimi të mbrojtjes pejane, Faton Zejnullahu arriti ta shtojë epërsinë e vendasve në 2:0. Dy minuta pa përfunduar takimi edhe Elhami Berisha ka shfrytëzuar një gabim të pejanëve për ta realizuar golin e tretë për skuadrën kryeqytetase.

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi u nda i kënaqur me fitoren e cila e mbanë atë në krye të tabelës me 33 pik të tubuara, katër më shumë sesa përcjellësit Drita e Vëllaznimi që kanë nga një takim më pak të zhvilluar.

“Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin por jo edhe me lojën. Në pjesën e parë pas golit patëm edhe shumë mundësi tjera të cilat nuk i konkretizuam, por megjithatë kryesorja ishte arkëtimi i tre pikëve”, ka thënë Ramiz Krasniqi pas ndeshjes.

Ndërsa trajneri i pejanëve Valdet Shoshi ishte i zhgënjyer me reagimin e mbrojtjes, sherri i së cilës i pësuan dy prej tre golave. “Gabime amatoreske në mbrojtje ishte dhuratë për Prishtinën. Pësuam humbje të papritur, sikur të shënomi në pjesën e parë do të ishte më ndryshe”, Deklaroi Shoshi, skuadra e të cilit ka tubuar 19 pik.

Liria – Trepça 2:0

Liria ka arkëtuar tre pikë të arta përballë Trepçës, të cilën e mposhti në shtëpi me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimi ishte e baraspeshuar dhe me pak raste shënimi. Kurse në pjesën e dytë vendasit ishin më të mirë ku arritën ti realizojnë dy gola.

Fillimisht Alsen Rama kaloi vendasit në epërsi në minutën e 66’të derisa epërsinë e dyfishoi Arlind Pirani në fund të takimit. Me këtë fitore Liria i ka tubuar 17 pikë dhe i ka ikur zonës së rrezikut derisa mitrovicasit, të cilët nuk po tregojnë formë të mirë në këtë sezon, kanë dy pikë më shumë.

Drenica – Lepenci 1:0

Pas pesë humbjeve radhazi Drenica më në fund ka arritur të shënojë fitore. Kuqezinjtë në shtëpi kanë mundur Lepencin me rezultat minimal 1:0. Në pjesën e parë vendasit kishin disa raste shënimi por assesi nuk jenin rrugën deri te goli.

Vetëm njëmbëdhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë vendasit shënuan gol nëpërmjet Drilon Dobrës. Pas këtij goli mysafirët kanë dominuar në fushë por nuk kanë arritur ta realizojnë golin e barazimit. Me këtë fitore Drenica ka tubuar 16 pikë derisa Lepenci ka tri më shumë.

KEK-u – Gjilani 2:0

Edhe skuadra e KEK’ut ka gjetur fitoren. Elektricistet kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0. Vendasit e kanë nisur shumë mirë takimin ku në minutën e 11’të Florim Berbatovci shënoi golin e epërsisë për 1:0. Pas këtij goli mysafirët tentuan ta barazojnë rezultatin dhe ishin shumë afër kur Premton Muji goditi shtyllën në minutën e 38’të. Mirëpo vendasit arritën që ta shënojnë edhe golin e dytë nëpërmjet Florim Berbatovcit.

Në pjesën e dytë gjilanasit provuan të ngushtojnë epërsinë por vendasit ishin shumë të vëmendshëm. Edhe pse shënoi fitore KEK vazhdon të mbetet në fund të tabelës me 14 pikë, dy më pak sesa Gjilani.

Tabela

1. Prishtina 33 pikë

2. Drita 29

3. Vëllaznimi 29

4. Trepça ’89 25

5. Hysi 24

6. Besa 19

7. Trepça 19

8. Lepenci 19

9. Liria 17

10. Drenica 16

11. Gjilani 15

12. KEK-u 14

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›