E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, sërish 0-0

Arsenali nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola 0-0 nga udhëtimi te Stoke City në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.

Ekipi i Arsene Wengerit vazhdon të jetë pa fitore në edicionin e ri të garave pas njësoj barazimit pa gola në duelin e javës së kaluar kundër Sunderlandit.

Gjiganti londinez ishte larg nga loja e tij e zakonshme dhe rastin më të mirë e pati në minutën e 88-të kur përforcimi i ri Olivier Giroud u mundua të parabolojë portierin kundërshtar por topi përfundoi mbi portë. Me këtë barazim Arsenali ka tubuar dy pikë nga dy xhirot e para njësoj sikurse Stoke City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›