E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina mban Jovetiçin

Fiorentina ka insistuar se ylli Stevan Jovetiç nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të disa prej gjigantëve të futbollit evropian për shërbimet e sulmuesit malazez.

22 vjeçari spekulohej me largim nga Firenca gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi Juventus dhe Manchester City kanë konfirmuar interesimin për transferimin e tij. Por, pronari i klubit toskan, Andrea Della Valle, ka insistuar se Jovetiç do të qëndrojë në Firencë.

“Ai ka kontratë me ne dhe ajo nuk përfshin një dëmshpërblim. Ekziston marrëveshja mes palëve, nuk duam të lejojmë largimin e tij tani kur ka filluar sezoni”, deklaroi Della Valle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›