E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lichtsteiner, asnjë kontakt me PSG-në

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi zviceran është përmendur si objektiv i klubit ambicioz francez, që ka dominuar tregun e futbollistëve këtë verë duke përforcuar radhët e veta me yje si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva e Ezequiel Lavezzi.

Por, Lichtsteiner ka theksuar se nuk është në rrugë për në Parc des Princes. “Unë në Paris? Ancelotti ka thënë se nuk është i interesuar. Nuk kemi zhvilluar asnjë kontakt”, deklaroi ai për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›