E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney mungon për një muaj

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney do të qëndrojë jashtë fushave deri në katër javë pas çarjes në këmbën e djathtë që pësoi në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit të shtunën.

Ylli anglez u dëmtua në tentim për të bllokuar topin pas goditjes së lirë, kurse Hugo Rodallega e shkeli në këmbë. “Rooney është dërguar në spital dhe duket se bëhet fjalë për një lëndim më serioz. Mendoj se do të na mungojë për katër javë pasi çarja është e thellë”, deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Rooney e startoi takimin nga banka rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të në vend të Shinji Kagawas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›