Arsenalit i mungon mentaliteti fitues

Legjenda e Arsenalit, Dennis Bergkamp ka kritikuar ish skuadrën e tij.
Bergkamp beson se ekipi londinez është bërë shumë i parashikueshëm dhe duhet të zhvillojë mentalitet fitues në vend të atij të lojës së bukur.
“Nuk jam i sigurt se Arsenali ka mentalitet të mjaftueshëm te fituesit te futbollistët e tij aktual, ata duket se luajnë vetëm për të pasuar topin. Nganjëherë i përcjelli ndeshjet e tyre dhe është gjithmonë mënyrë e njëjtë e të luajturit, pak sa e parashikueshme”, deklaroi ai.