Arseniku, italianët heqin vetëm 10 për qind të sasisë
09/03/2005 Banka Botërore ka dhënë 1 milion euro për eliminimin e solucionit helmues
Ministria e Mjedisit ka protestuar dje kundër firmës SELCA, që ka marrë përsipër heqjen e arsenikut në Fier, pasi ka kaluar 1 vit nga nisja e punimeve dhe ka hequr vetëm 10 për qind të helmit. Banka Botërore ka dhënë 1 milion euro për eliminimin e solucionit arsenik AL 0009.
Nën drejtimin e ministrit të Mjedisit, Et’hem Ruka, u zhvillua një takim pune i Komitetit Drejtues Ndërministror mbi Projektin “Heqja, grumbullimi, trajtimi dhe zhvendosja përfundimtare e arsenikut nga depozitat dhe pastrimi i mbetjeve të arsenikut në Azotikun e Fierit – Shqipëri”.
Në takim morën pjesë specialistë të mjedisit, të Ministisë së Industrisë dhe Energjetikës, të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, të Delegacionit Evropian në Tiranë, përfaqësues të Kompanisë SELCA S.p.a, të cilët raportuan mbi zbatimin e projektit dhe çështje të tjera, që lidhen me ecurinë e këtij projekti.
Grumbullimi i informacionit ekzistues lidhur me studimin e fizibilitetit për eliminimin e solucionit arsenikal, i kryer nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës. Vlerësimi paraprak i zonës, rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe përgatitja e planit të punës. Në shtator 2003 u zhvillua tenderi dhe kompania fituese është firma italiane SELCA spa. Më 12 shkurt 2005, erdhën pajisjet dhe një pjesë e preparateve të nevojshme dhe ka filluar puna për trajtimin e solucionit arsenikal. Deri më 2 mars 2005, janë trajtuar 25 m3 masë e ngurtë e depozituar në kollonën e parë. Ndërkohë që ka përfunduar pastrimi anësor i kollonës së parë dhe heqja komplet e llumrave, të cilat janë depozituar në vendin e caktuar, vendi është i rrethuar dhe i mbuluar, për të mos lejuar ndotjen e mjedisit. Punët kanë për të përfunduar me trajtimin e solucionit arsenikal, pompimi/mbledhja e papastërtive pas trajtimit (uji i mbetjeve dhe mbetjet e arsenikut) nga depozitat e vjetra dhe transferimi i tyre i sigurtë në depozita të përkohshme dhe të përshtatshme brenda uzinës së plehrave kimike. Përfundimi i punës parashikon edhe larjen e depozitave të vjetra, pompave, valvulave dhe pajisjeve të ndotura dhe grumbullimin e ujit të larjes së mbetjeve në depozita, trajtimin dhe pastrimin e pjesës së tokës së ndotur, ku ndodheshin solucionet e arsenikut në të kaluarën, rreth 3000 m2, grumbullimi i përkohshëm i ujit të larjes së mbetjeve pas trajtimit të mbetjeve, analizat kimike, trajtimi i ujit të mbetjeve dhe ngarkimi i mbetjeve të arsenikut sipas rregullave të sigurisë, transportimi i mbetjeve të akumuluara të arsenikut nga vendi i përkohshëm i grumbullimit të tyre te struktura e eliminimit final, eliminimi final i mbetjeve të arsenikut larg zonës dhe inspektimi, porositja dhe realizimi final i raporteve.