“Po s’ndyshuan gjërat për dy muaj do të tërhiqemi nga Qendra Antitrafik”

09/03/2005 Ambasadori italian, Masimo Januçi, “kërcënon” nga Vlora
VLORË – Italianët paralajmërojnë largimin nga Qendra Antitrafik në Vlorë. Ka qenë ambasadori italian në Tiranë, Masimo Januçi, i cili ka zgjedhur një vizitë të tijën në Qendrën Antitrafik në Vlorë për të lëshuar një sërë rezervash, për mosfunksionimin e kësaj qendre, si edhe për të lëshuar ”kërcënimin”.
I shoqëruar nga pushtetarët e Vlorës, ambasadori Januçi ka vizituar Qendrën Antitrafik, ku ka qenë mjaft i ashpër.
Sapo ka dëgjuar rreth punës së bërë nga kjo qendër, ambasadori ka “shpërthyer” për punën mjaft të dobët të saj.
“Prej vitesh kemi sjellë këtu specilasitët tanë më të mirë dhe nuk janë për të kaluar kohën në rrezet e bukura të Adriatikut. Taksapaguesit italianë paguajnë një kontribut të madh financiar për mbajtjen e specialistëve në këtë qendër dhe është jo normale që kjo qendër të ngelet vetëm si pikë pushimi”, tha Januçi.
Reagimi i ambasadorit ka vënë në vështirësi dejtuesit shqiptarë të Qendrës Antitrafik, pas këmbënguljes së ambasadorit për mënyrën e funksionimit të saj.
“Shoh një burokraci në këtë mes, dhe duhet gjetur rruga e duhur. Nëse për 1-2 muajt e ardhshëm situata nuk do të ndryshojë, do t’i propozojë qeverisë italiane që të shoh mundësinë e tërheqjes së saj nga Qendra Antitrafik e Vlorës”, deklaroi ambasadori Januçi.
Specialistët shqiptarë janë “mbrojtur” duke fajësuar mungesën e bashkëpunimit me palën gjermane e greke. Sipas specialistëve shqiptarë të qendrës, mësohet se pala gjermane është laguar pej kohësh, ndërsa ajo greke më shumë qëndron pasive.
Konsulli italian në Vlorë, Lorenco Tomasoni
“Do të konsistoj në takime dypalëshe për efektivitet të kësaj qendre”
“Mendojë që bashkëpunimi dypalësh të vazhdojë, pasi është në interes të dy vendeve që lufta antitrafik të rritet. Unë do të konsistoj në takime e konsultime të përhershme midis palës shqiptare e asaj italiane në mënyrë periodike që të synohet rritja e intensitetit dypalësh në këtë situatë”.
Prefekti Vlorës, Arjan Nelaj
“Jemi të interesuar për efektshmërinë e qendrës”
“Është jashtë kompetencave të specialistëve shqiptarë të Qendrës, qëndrimi ndaj ndryshimeve të tilla politike që merren në Tiranë, por është në interesin tonë të padiskutueshëm mbajtja e rritja e fuqisës së Qendrës Antitrafik në Vlorë”.
Pushteti lokal heziton
Januçi kërkon një vilë qeveritare për konsullatën italiane në Vlorë
Ambasadori Januçi, gjatë vizitës në Qendrën Antitrafik, e njohur si vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, ka kërkuar të dijë nga pushteti lokal, se ka mundësi që një nga vilat e shërbimeve qeveritare të mund të kthehet në konsullatën italiane në Vlorë.
Nga ana tij, kryetari i Qarkut, Theodhori Shia, i ka bërë të ditur ambasadorit Januçi, se është e drejtë juridike e qeverisë që mund të parashikoj një ndryshim të tillë destinacioni.