“Nuk paguajmë dot për legalizimet”
09/03/2005 Banorët e zonave informale janë në gati 98 për qind të rasteve pa tapi
Në ndryshim me punonjësit e Bashkisë, që po qëndrojnë në gatishmëri dhe tepër korrekt për t’i dhënë informacionin e duhur qytetarëve për realizimin me sukses të këtij procesi, qytetarët e interesuar për legalizimin e ndërtesave të tyre, janë të pakënaqur nga mënyra se si shteti e ka organizuar këtë proces, që, sipas tyre, po i kërkon me pa të drejtë që t’ju marrë paratë e tokës, duke i detyruar indirekt që të qëndrojnë ashtu siç janë pa letra të rregullta. I këtij mendimi është edhe banori i një prej zonave të shpallura informale, ish-zonës Industriale, Marash Camaj, me origjinë nga Dukagjini, që ka shprehur opinionin e tij te gazeta “Metropol”.
Kur keni ardhur në këtë zonë dhe sa ndërtime pa leje mund të numërohen deri tani?
Me sa mbaj mend unë, të ardhurit e parë në këtë zonë janë në fund të vitit 1993 dhe në fillim të vitit 1994. Të ardhurit, kryesisht nga zonat Shllak, Dukagjin, fillimisht bënë disa ndërtesa të thjeshta pasi patën frikë se mos do t’u jepej toka ish-pronarëve dhe do t’u shkonin shpenzimet dëm. Më pas, kur panë që në zonat e tjera nuk kishte probleme për ndërtimet pa leje, filluan të rrethonin sipërfaqe më të mëdha toke dhe të bënin banesa të përshtatshme për të banuar si njerëz. Ndërtimi i shtëpive të para bëri që edhe të tjerët të merrnin zemër e të vinin nga të njëjtat zona dhe të ndërtonin shtëpitë e tyre. Për sa u përket ndërtimeve në këtë zonë, mund të numërohen afërsisht 700 banesa, për të cilat mund të them se janë rreth 98% që nuk kanë bërë tapi shtëpie, pjesa tjetër 2% mund të ketë aktblerje nga ish-pronarët e vërtetë, por edhe ato janë të paregjistruara. Pra mund të them se kjo zonë i ka shtëpitë pa tapi.
Përderisa jeni pa tapi, a jeni duke u marrë me plotësimin e dokumenteve të fazës së parë të legalizimeve që mbaron më 24 mars?
Mund të them se, pothuajse të gjithë i kanë tërhequr formularët në zyrën e Bashkisë, sepse gjithkush do të flejë rehat me tapi në xhep, por kur u mor vesh se shpenzimet për plotësimin e dokumenteve për fazën e parë duhet të bëheshin nga vetë të interesuarit dhe këto shpenzime nuk ishin të pakta për ne, atëherë në njëfarë mënyre filluam të tërhiqeshim dhe të mendoheshim më gjatë, jo se nuk dëshironim që të bëheshim me tapi, por ky proces filloi të na dukej i rremë, sa për të justifikuar interesimin e shtetit për ne, sepse shteti e di mirë se me ekonominë që kemi nuk jemi në gjendje t’i përballojmë shpenzimet. Në këtë përfundim arritëm, sepse përveç shpenzimeve të fazës së parë si dhe të dokumenteve të fazave të tjera do të na duhet të paguajmë edhe tokën, për të cilën kemi menduar që do të na jepet falas, ose të paktën me një çmim të arsyeshëm. Për sa i takon datës 24 mars, si afat i fundit i dorëzimit të dokumenteve, mendoj se do të shtyhet dhe procesi duhet të jetë ndryshe, në një formë që të përballohet nga të gjithë.
Po në qoftë se nuk ndryshon kjo datë dhe nuk ju bëhen lehtësira, si do të veproni për të legalizuar shtëpitë?
Edhe këtë problem e kemi diskutuar me njëri-tjetrin, por mendojmë se do të vijë dita ose do të vijë një qeveri tjetër, që do të mendojë edhe për ne e shtëpitë tona. Në fund të fundit, këto shtëpi i kemi ndërtuar me djersën e mundin tonë e të fëmijëve tanë emigrantë e nuk mund të na nxjerrë kush jashtë prej tyre e as që bëhet fjalë të na i shembë. Me ato para që kërkohen për legalizimin tani, mund të jemi më të qetë po t’i kemi në shtëpi e t’i shfrytëzojmë për të jetuar, sepse sot është bërë shumë vështirë ta fitosh paranë. Do të vijë koha që vetë shteti do t’i bëjë tapitë e çdo shtëpie pa pasur nevojë që të shpenzohemi e të lodhemi për të ndjekur tërë ato procedura që po kërkohen sot.