E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familjarë edhe dy ditë kohë për shpërnguljet e të afërmve

09/03/2005  Ushtria në ndihmë

POGRADEC - Familjarët e të vdekurve në Pogradec, kanë edhe dy ditë afat për të kryer shpërnguljet. Më pas do të jenë punëtorët e mirëmbajtjes së varrezave, ata që do të kryejnë punimet për gjetjen e varreve të humbur, ka thënë kryebashkiaku Artan Shkëmbi.

Dje, mbërritën në qytetin e Pogradecit edhe specialistët xhenierë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët do të vendosin plintat për të ndërprerë rrëshqitjen e varreve ekzistues.

Tri ditë pas rrëshqitjes së varrezave të qytetit të Pogradecit, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, pohon se kanë mbetur pak varre ende të paidentifikuar.

“Vetëm tre familje nuk kanë gjetur ende varret e të afërmve të tyre dhe gjetja e tyre tashmë do të bëhet nga ekspertët kriminalistë dhe mjekët ligjorë”, ka pohuar kryebashkiaku Artan Shkëmbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›