Vetëhelmohet 71-vjeçari me fostoksinë
09/03/2005 FIER - Vetëhelmohet një 71-vjeçar me fostoksinë. Sipas burimeve spitalore, mësohet se ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka vdekur në spitalin e Fierit shtetasi Zoi Rama, 71 vjeç, banor
në fshatin Frashër, të komunës së Zharëzës, në rrethin Fier. Me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha, mjekët toksikologë kanë konstatuar se ai kishte pirë helmin vdekjeprurës fostoksinë dhe nuk ka mundur që të mbijetojë.
Burimet policore nuk sqarojnë motivin e kësaj ngjarjeje të radhës, por mësohet nga të afërmit e viktimës, se ai e ka kryer këtë akt në kushtet e depresionit.