E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi, akuza mes PS e MASH

"Sot, mbi 700 mijë nxënës në Republikën e Shqipërisë, janë shndërruar në kavie të arrogancës e të paaftësisë së Ministrisë së Arsimit. 

Një nga shfaqjet më therëse të kësaj arrogance qe ndërrimi i beftë i arsimit të detyrueshëm nga 8 në 9-vjeçar, pa ndërmarrë më parë ndonjë studim teknik për efektet e këtij eksperimenti", këtë deklaratë bëri dje përfaqësuesja e PS-së për çështjet e arsimit, Ledi Shamku. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Arsimit. "Eshtë për të ardhur keq që Partia Socialiste, si gjithmonë jo vetëm nuk paraqet alternativë, por ripërtyp të pavërteta, noton në populizëm dhe më keq akoma tenton të hapë panik tek nxënësit dhe prindërit e tyre. Ky është viti i fundit i realizimit të sistemit arsimor bazë nga 8 në 9-vjeçar, dhe janë miratuar të gjitha planet mësimore përkatëse. Nxënësit mbetës të vitit të parë gjimnaz, ashtu si edhe në sistemin e vjetër, do të përsërisin vitin në kushtet e reja", u shpreh zëdhënësja e MASH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›