IFC, takim me Dhomën e Avokatëve
Koorporata Financiare Ndërkombëtare (IFC-pjesë e grupit të Bankës Botërore), në kuadër të programit të saj të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, ka organizuar në
bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve një takim me mbi 20 avokatë. Qëllimi i takimit ishte të rritej ndërgjegjësimi lidhur me ndërmjetësimin tregtar (zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve), si një alternativë që sjell një sërë përparësish. Sidomos, reduktim kostosh e kohe për bizneset, që kanë konflikte të ndryshme si brenda sipërmarrjes, apo dhe biznese të ndryshme me njëri-tjetrin. Dr. Arta Mandro nga Shkolla e Magjistraturës u shpjegoi avokatëve të pranishëm konceptin e ndërmjetësimit dhe rolin që kanë avokatët në këtë proces, si një zgjidhje alternative e mosmarrëveshjeve. Ajo i këshilloi avokatët, që para se të shkohet në gjyq për zgjidhjen e konflikteve, askush nuk humbet asgjë që të provojë ndërmjetësimin si alternativë.