E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi i lartë, 695 kuota më shumë se vitin e kaluar

Vendimi parashikon që kuotat e pranimeve në këto institucione të jenë 10 045 kuota, duke u rritur me 695 kuota më shumë se viti i kaluar akademik.

Për aplikantët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi, nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës janë parashikuar 400 kuota në vitin akademik 2012-2013.

Për ish të përndjekurit politikë, për të verbrit, komunitetin rom dhe ballkano-egjiptian janë planifikuar të jepen kuota të veçanta pranimi, në programe të ndryshme studimi të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë.

Në shpërndarjen e kuotave të pranimit në vendim janë reflektuar të gjitha propozimet e institucioneve publike të arsimit të lartë. /Start/

                                                                                             2012-08-07 15:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›