E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi parauniversitar, shkolla fillon më 15 shtator



Ministria e Arsimit bën publik udhëzimin e përvitshëm për fillimin e vitit shkollor 2008-2009. Sipas këtij udhëzimi, i cili u është dërguar të gjithë Drejtorive Arsimore në vend, shkolla fillon më 15 shtator 2008 dhe përfundon më 12 qershor 2009. Ndërsa regjistrimet e nxënësve në shkolla do të fillojnë më datë 1 shtator 2008 dhe do të mbyllen në datën 12 shtator. Në këtë udhëzim, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe strukturën e vitit shkollor në arsimin bazë 9-vjeçar si dhe për të gjitha gjimnazet me kohë të plotë dhe të shkurtuar. Për klasat I-IX semestri i parë fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009. Ndërsa semestri i dytë po për këto klasa fillon më 04 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009. Periudha e parë e pushimeve për arsimin 9-vjeçar fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 04 janar 2009. Periudha e dytë fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 03 shkurt 2009. Për klasat X dhe XI semestri i parë fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009. Kurse semestri i dytë fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009. Për vitin e fundit të shkollës së mesme (klasa XII) semestri i parë fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009, kurse semestri i dytë fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 5 qershor 2009.
Periudha e parë e pushimeve për këtë klasë fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 4 janar 2009. Periudha e dytë fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 3 shkurt 2009.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›