E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta e Sarandës, besim e siguri në shërbimet ndaj qytetareve



Sarandë - Filiali i Postës Sarandë ka një realitet ndryshe të tregueseve ekonomiko-financiarë, të pamjes së zyrave postare, të zgjerimit të gamës së shërbimeve, të përmirësimit të cilësisë dhe komunikimin me klientin. Kjo vihet re që me vështrimin e parë, tashmë kur ka pasur edhe një dyndje të emigrantëve të kthyer nga jashtë vendit për të marrë shërbimet atje. Në sezonin turistik kulmon edhe realizimi i të ardhurave. Sipas bilancit të krahasuar me vitin 2005 niveli i të ardhurave është rritur ndjeshëm, shpenzimet janë zvogëluar dhe fitimi është katërfishuar. “Vetëm në muajin korrik-gusht është bërë i mundur realizimi i fitimit vjetor të vitit 2005 me një nivel shpenzimesh nën masën 16 për qind në raport me këtë vit. Në vitin 2005 fitimi ishte 4223 mijë lekë, në 2006, 8453.74 mijë lekë në vitin 2007 fitimi ishte 16737.05 mijë lekë dhe këtë shtatë mujor të viti 2008 fitimi është 10589.9 mijë lekë. Pra në raport me 2005 kemi një raport rrënjësisht ndryshe”, - shprehet për gazetën “Albania” drejtoresha e Postës së Sarandës, Tefta Bani, e cila e drejton prej tre vjetësh këtë filial. Filiali i Postës Sarandë operon në një treg postar të liberalizuar dhe ka një shtrirje gjeografike në 2 rrethe dhe operon nëpërmjet një rrjeti prej 21 zyrash postare ku aktualisht shërbejnë 48 punonjës. Tendenca e punës në këtë filial gjatë vitit 2006 e në vazhdim është rritja e të ardhurave dhe kursimi në rritje i shpenzimeve. “Në analizat periodike të tregueseve financiarë përcaktojmë si objektiv të përvitshëm rritjen e prezencës tonë në tregun e shërbimeve dhe imazhit të postës. Duke qenë se Filiali i Postës është institucion shërbimi çdo punonjës e kryen këtë rol cilësisht të detyrueshëm, duke dimensionuar çdo ditë emrin e mirë të Postës Shqiptare”, - vijon zonja Bani. Filiali i Postës Sarandë ofron shërbime postare, financiare, biznes, ekspres, Telefoni së bashku me nën zërat e tij. Në raport me vitin 2005 shërbimet janë dyfishuar. E rëndësishme është se krahas shërbimeve tradicionale që ofron posta janë marrë një sërë shërbimesh të reja ku ne si Filial bëjmë përpjekje maksimale të pragmatizojmë në nivel lokal çdo kontrate dhe marrëveshje të lidhur në nivel qendror me përjashtime të rralla të justifikuara siç janë arkëtime të akomodimit në konvikte, shpërndarja e faturave të KESH - it. Aktualisht po arkëtohen taksa e ndërtesës, tarifa e pastrimit, ndriçimit, taksa e tokës për zonën rurale mbi bazën e aktmarrëveshjes lidhur me Bashkinë Sarande në qershor 2008. Sipas Banit, për vitin 2008 filiali i Postës Sarandë do të konsolidojë shërbimet ekzistuese dhe do të shtojë gamën e shërbimeve të reja, do të shtojë postën e letrave si shërbim tradicional i ofruar, rikonstruktojë zyrat postare ekzistuese dhe ndërtojë të reja aty ku nuk ekzistojnë. Po ashtu do të realizohet informatizimi i sporteleve duke i zëvendësuar tërësisht procedurat manuale.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›