E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional Bursa dhe punësim për nxënësit, shkollë e re në Kamzë

Autori i Lajmit: E.D
Ministria e Arsimit do të krijojë një paketë për bursa dhe punësim për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale. Ministri Tafaj gjatë një takimi dje me delegacionin gjerman në Shqipëri propozoi edhe ngritjen e qendrës më të madhe të arsimit profesional në Shqipëri, një qendër pilot në Kamëz, e cila do ti shërbejë gjithë qarkut të Tiranës me një kapacitet rreth 1500 nxënës. Këto çështje u diskutuan ditën e djeshme kur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, priti delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë që ndodhet në Shqipëri për bisedime teknike me palën shqiptare për protokollin e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani për vitin 2010-2011, në të cilin prioritet është edhe arsimi. Gjatë takimit ministri Tafaj, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm, kontributin konkret dhe asistencën e Republikës Federale të Gjermanisë në fushën e arsimit parauniversitar dhe kryesisht në atë profesional. Përfaqësuesja për Shqipërinë e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angela Eckert, nga ana e saj shprehu mbështetjen e qeverisë gjermane me asistencë teknike, për të arritur objektivat e programit ambicioz qeveritar në fushën e arsimit profesional.

Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›