PD: “Rama të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, ka dalë dje në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka kërkuar kreut të opozitës të dalë publikisht dhe të kërkojë ndjesë për krimet e të atit dhe ti dënojë ato. “Pas familjarëve të të ndjerit Havzi Nela, dje edhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë i kërkoi Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht. Po dje, një numër i konsiderueshëm shoqatash të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në një protestë paqësore para Bashkisë së Tiranës, i kërkuan Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për dhunën dhe qëndrimin e tij çnjerëzor ndaj njerëzve të familjes së tij, që siç faktohet nga dosja gjyqësore e botuar nga ndihmësi i tij kryesor aktual, Ymer Baze, Rama i ka mohuar për 9 vite me radhë jo vetëm atësinë, por edhe kafshatën e gojës djalit të tij si dhe ka rrahur, dhunuar e bërë për spital bashkëshorten e tij”, - tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. “Të gjitha këto Edvin Kristaq Rama mendon se do ti kalojë në heshtje dhe, me sa duket, nuk gjen asnjë forcë për të shprehur pendesën më minimale e për të kërkuar ndjesë publike për aktet e tij të shëmtuara. Rama, aktet e tua të pashembullta çnjerëzore nuk do mund të kalohen apo mbulohen kurrë me shpifje apo trillime të ulëta për të tjerët”, - përfundoi Mëhilli.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009