E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Me Drobgan do të jemi edhe më fuqishëm

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se Didier Drogba mund ta ndihmojë ekipin të arrijë te titulli i Premier Ligës.
Sonte në takimin kundër Hull Cityt, Drogba do të rikthehet në ekipin e parë të Chelseat, pas pauzës për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës. Me tre pikë nga takimi i sotëm, Chelsea do të krijonte katër pikë epërsi ndaj Manchester United.
"është një periudhë shumë e rëndësishme e sezonit. Ne jemi në një formë të mirë dhe është e rëndësishme të vazhdojmë. Tani Drogba dhe Kalou janë rikthyer në ekip. Ata janë dy futbollistë të shkëlqyeshëm, të cilët do ta forcojnë ekipin. Pa ta ne luajtëm mirë, tani me ta do të jemi edhe më të fuqishëm", ka thënë Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›