Arsimi publik në mëshirën e fatit
18/02/2005 Drejtori i Arsimit, Alqi Kadënasi, bënë analizën e semestrit të parë
DURRËS - Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Durrës ka deklaruar se kalueshmëria dhe cilësia në shkollat jopublike në Qarkun e Durrësit janë shumë më të larta sesa në ato shtetërore. Gjatë pasqyrimit të rezultateve në përfundim të semestrit të parë, Alqi Kadënasi ka pranuar se në arsimin e mesëm diferencat mes këtyre kategorive të shkollave janë të dukshme.
Shkollat jopublike, cilësi e staf më të mirë
Nga pasqyrat e publikuara thuhet se arsimi i mesëm i përgjithshëm publik në Durrës e ka mbyllur semestrin e parë me 55.9 për qind kalueshmërinë, ndërsa kalueshmëria në shkollat e mesme jopublike ka kapur shifrën 89.7 për qind.
Sipas drejtorit Kadënasi, në Durrës po vërehet tendenca e braktisjes së auditoreve të shkollave shtetërore nga mësuesit e kualifikuar, të cilët thithen lehtësisht nga shkollat private. Paga shumë më e mirë e shpërblimit të punës, kushtet komode, pajisja me laboratorë dhe numri shumë më i vogël i nxënësve në klasë në shkollat private, ka nxitur shumë mësues të shërbejnë në këto shkolla.
Sipas mësuesve, që janë punësuar pranë tyre, ata paguhen së paku dy herë më shumë sesa mësuesit në listëpagesat shtetërore, ndërsa kanë edhe favore të tjera. Në shkollat shtetërore, numri i nxënësve për klasë në arsimin e mesëm shkon deri në 38.6 (shifër kjo e deklaruar, por që në shumë shkolla varion deri në 53 nxënës për klasë), përkundrejt 20-23 nxënës për klasë në arsimin e mesëm jopublik, ka krijuar lehtësi pune për mësuesit në shkollat private.
Arsimi në Krujë, më i lartë se në Durrës
Prindërit e nxënësve të Durrësit, të interesuar për përvetësimin e programit mësimor nga ana e fëmijëve të tyre, do të duhet t’i drejtohen shkollave të Krujës, për të përmbushur përfitimin e dijeve. Sipas statitikave të publikuara nga Alqi Kadënasi, në
shkollat e Krujës mësuesit janë më të kualifikuar, ndërkohë që edhe nxënësit e këtyre shkollave janë më të interesuar, duke arritur rezultate më të mira sesa në ato të shkollave të Durrësit.
Semestri i parë në arsimin 9-vjeçar në Durrës është mbyllur me kalueshmërinë 81.2 për qind, ndërsa në Krujë kalueshmëria ka shënuar 85 për qind.
Diferenca, ndonëse jo shumë të mëdha, janë vërejtur edhe në arsimin e mesëm. Kalueshmëria në gjimnazet e qytetit bregdetar për periudhën shtator-janar ka qenë 55.9 për qind, ndërsa në Krujë 55 për qind. Ajo që është cilësuar nga Kadënasi është rritja e kalueshmërisë në shkollat e Krujës në masën 2 për qind krahasuar me një vit më parë, kurse në Durrës vetëm 1 për qind.
Investimet
Rikonstruksioni shkollave 228 milionë lekë
Rikonstruksioni dhe ndërtimet e reja të shkollave të arsimit të detyruar dhe atij të mesëm në nivel Qarku i ka kushtuar buxhetit të shtetit 228 milionë lekë, ndërkohë që edhe 20.2 milionë lekë të tjera janë shpenzuar për pajisjen e shkollave me 42 laboratorë të fizikës e kimisë. Shumë nga shkollat si ajo në Xhafzotaj, Jub të Katundit të Ri dhe shkollës “Met Hasa” kanë përfunduar së investuari, ndërkohë që në shkollat e tjera projekti parashikon si datë përfundimtare shtatorin e këtij viti, siç është ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare në Currila të Durrësit me një fond prej 70 milionë lekë.
Kadënasi ka thënë se një kujdes më vete i është kushtuar pajisjes së shkollave me bazën laboratorike, kryesisht për kabinetet e kimisë e biologjisë, gjë që ka ndikuar në realizimin e shumë praktikave dhe orëve të labortatorit, të cilat nuk zhvilloheshin prej disa kohësh në mungesë të tyre.
89.7 për qind
kalueshmëria në arsimin e mesëm jopublik
55.9 për qind
kalueshmëria në arsimin e mesëm publik, Durrës
55 për qind
kalueshëmria në arsimin e mesëm publik, Krujë
81.2 për qind
kalueshëmria në shkollat 9-vjeçare, Durrës
85 për qind
kalueshmëria në shkollat 9-vjeçare, Krujë
Program i veçantë mësimor për Merisën, vogëlushen nga Manza
“Gjeniu” nga Manza, test në muajin maj
Merisa Gjoka, e cila do të mbushë më 13 maj 2005 plot 5 vjeç do të trajtohet në saj të një programi të veçantë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kjo është bërë e ditur nga drejtori Alqi Kadënasi, i cili theksoi se Gjoka do të trajtohet
profesionalisht nga një inspektore e Drejtorisë Arsimore. Vajza, e cila ka zgjuar interesimin e komunitetit për shkak të zhvillimit të saj shumë të përparuar, që prej dy muajve po merr mësime të veçanta, që do të shërbejnë edhe si një lloj testimi për të zbuluar intelektin e saj. Specialistët kanë menduar se ajo duhet trajtuar në kushte familjeje dhe jo në kushte konvikti për shkak të moshës së saj dhe për të lehtësuar procesin. Krahas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës një ndihmë më vete ka dhënë edhe bashkia e Manzës. Merisa Gjoka do t’i nënshtrohet një testi
intelekti në fund të muajit maj, ndërkohë që në pyetësorin e përgatitur enkas për të do të dalë në pah edhe suksesi i programit të veçantë të përpiluar nga specialistët më të mirë.