Plagos me thikë babanë, tenton vetëvrasjen
18/02/2005 I sëmuri mendor, dërgohet në spital
DURRËS - Çrregullimet mendore kanë shtyrë të riun Elsat Turku të ushtrojë dhunë dhe më pas të plagosë babanë e tij. “I penduar” pas këtij akti, dhunuesi i babait ka dashur të vetëvritet, duke tentuar të hidhet nga dritaret e spitalit.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në banesën e shtetasit Xhevdet Turku, në lagjen nr.5 të Durrësit.
Pas grindjes me të atin, 24-vjeçari, i cili ka rezultuar i sëmurë mendërisht, pas analizave nga mjekët ligjor, ka marrë thikën, duke qëlluar disa herë mbi të atin e tij, Xhevdet Turku. Ka qenë ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të familjes si dhe e fqinjëve, që banonin në të njëjtin kat, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga dora e Elsat Turkut, Xhevdetin 60-vjeçar.
I plagosuri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Durrësit, ndërkohë që 24-vjeçari ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Sipas policisë, në përpjekje për të larguar ndëshkuesin e babait, 24-vjeçari është dëmtuar rëndë në mushkëri. Ndonëse ai është kualifikuar si i sëmurë psikik, Turku ka mundur të kuptojë krimin dhe për këtë arsye është përpjekur të hidhet nga ballkoni i banesës. Ndërhyrja e të pranishmëve për t’i shpëtuar jetën i ka shkaktuar atij plagë, të cilat janë pasuar me komplikacione në mushkëri, duke i vënë në rrezik jetën 24-vjeçarit.
Mjekë psikiatër kanë deklaruar, pas vizitës që i është bërë të riut, se ai vunate nga çrregullime mendore, për të cilat kanë pasur dijeni edhe familja. Por acarimi i marrëdhënieve ka përkeqësuar gjendjen e tij psikike, duke e shtyrë atë drejt humbjes së kontrollit.