“Ngushëllime për vajzën e aksidentuar nga KFOR”
18/02/2005 KUKËS - Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hans Peter Anen, dhe këshilltari ushtarak i kësaj ambasade, ngushëlloi dje në mesditë, familjen Tocilla në Kukës, e cila pak ditë më parë humbi vajzën nga një aksident automobilistik, ku drejtuesi i mjetit të KFOR-it ishte gjerman.
"Dhimbja jonë është e madhe, por edhe ngushëllimet që na kanë ardhur na kanë lehtësuar dhimbjen", tha Kamber Tocilla, i ati i vajzës që humbi jetën në këtë aksident.
"Në emër të shtetit gjerman u shpreh gjithë ndjenjën e hidhërimit", tha ambasadori gjerman.
Aksidenti tragjik ndodhi në mbasditen e 12 Shkurtit, kur gjatë operacionit të shpërndarjes së ndihmave në veri, një automjet i KFOR-it, aksidentoi me pasojë vdekjen vajzën 12-vjeçare, Sonila Tocilla. Pas ekspertizës rezultoi se shoferi ishte i pafaj në lidhje me aksidentin.