E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbërrijnë ndihmat dhe pensioni për katërnjakët

18/02/2005  Pas sensibilizimit në media të nënës nga Berati, reagojnë strukturat e shtetit

BERAT - Është dashur vetëm një reagim i nënës në media një ditë më parë, për të shkundur shtetin nga harresa dhe të kthjellohet për të ndihmuar katërnjakët, të cilët këto ditë të ftohta dimri “kanë shtrirë” dorën e ndihmës nga inkubatori i katit 3-të të maternitetit rajonal të Beratit. Në orët e para të ditës së djeshme, shteti është “zgjuar” dhe në këtë maternitet ka mbërritur drejtoresha e Drejtorisë të Shërbimit Social të Shqipërisë, Natasha Hado, për të parë nga afër ecurinë e shëndetit të katërnjakëve, të cilët ende vazhdojnë të jenë nën kujdesin e stafit mamijo-mjekësor të këtij materniteti.

Hoda, pas interesimit me ekipin mjekësor, ka parë nga afër katërnjakët që ndodhen në inkubatorin e një dhome të veçantë. Po dje Hado i ka dorëzuar çiftit Romeo e Lindita Çala, banor të fshatit Rërëz, një zarf me 100 mijë lekë (të reja) për nevoja të çastit. E shoqëruar nga drejtori i drejtorisë të shërbimit social të Beratit, Stavri Ceca, Hado ka shkuar për të parë nga afër banesën ku do të banojnë pas daljes nga materniteti katërnjakët në fshatin Rërëz, 23 kilometra në perëndim të qytetit të Beratit. Gjatë inspektimit në familjen e katërnjakëve, Hado dha edhe ndihma për katërnjakët si bebelina, batanije, dyshek, çarçaf, qumësht pluhur, detergjent etj.

Po dje Hado ka negociuar me çiftin Çala për mobilimin e një dhome me kushtet e përshtatshme për rritjen e katërnjakëve, brenda së cilës do të ketë katër krevatë të mobiluar, një sobë gazi dhe aksesorë të ndryshëm të nevojshëm për ecurinë normale të ambientit, që do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e katërnjakëve.

Në të njëjtën kohë, Hado ka bisedur për të atashuar katënjakët dhe nënën e tyre, në një dhomë të mobiluar me të gjitha kushtet klimatike dhe me ekipin mjeko–shëndetësor (mami, mjek, dado) që gjendet pranë institucionit që ajo drejton në Tiranë, për një vit nga data e transferimit nga materniteti i Beratit. Në të njëjtin kohë, drejtoresha e DSHSSH, Natasha Hado, ka biseduar me vartësin e saj, rejtorin Rajonal të Shërbimit Social, Stavri Ceca, për përgatitjen e dosjes dhe për vendosjen e një “pensioni” mujor prej 6.5 mijë lekë, për familjen Çala. Po dje ka folur dhe me kryetarin e komunës Shpëtim Vrapi, i cili ka pohuar se, veç ndihmave të tjera, familjes do t’i dorëzohet edhe një ndihmë ekonomike, prej 1 milion lekësh, për t’i patur në dispozicion për nevojat e shërbimit e të ecurisë të shëndetit të katërnjakëve. Në të njëjtin kohë, mjeku i zonës, Lorenc Papa, i cili është dhe përgjegjës i zonës të shëndetit parësor të komunës, se sipas urdhrit që i ka dhënë shefi i shëndetit parësor, Dervish Hoxha në dispozicion të katërnjakëve, kur ata të atashohen pranë familjes Çala, në fshatin Rërëz, do të kenë një personel të aftësuar nga ana mjekësore.

100 mijë lekë

ndihmë në të holla

300 mijë lekë

ndihmë në bebelina, batanije, dyshek,

çarçaf, qumësht pluhur, detergjent etj.

1 milion lekë

ndihma të parashikuara

për komoditetin e shtëpisë

6500 lekë

pension mujor për familjen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›