Në pranga dy të kërkuar për vjedhje
18/02/2005 SHKODËR - Dy shtetas, të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, kanë përfunduar në prangat e policisë. Sipas burimeve zyrtare mësohet se është arrestuar personi i shpallur në kërkim, Agron Biçaku dhe bashkëpunëtori i tij, Mark Vorfi. 18–vjeçari Berisha nga fshati Lumardh i Pukës dhe 37-vjeçari Vorfi, nga fshati Pllanë e Lezhës, në mars të vitit të kaluar kanë kryer vjedhjen e një makine. Burimet zyrtare të policisë kanë saktësuar dje për gazetën “Metropol” se dy të shpallurit në kërkim kanë vjedhur një automjet tip Volsvagen me targa të Tiranës në qytetin e Fushë-Arrëzit. Gjykata e rrethit Pukë për të dy këto shtetas ka vendosur në fillim të këtij vitit masën e sigurisë “burg pa afat” për veprën penale, për të cilën ata akuzohen. Vendimi i gjykatës është bërë e mundur vetëm dje që të ekzekutohet nga policia e qytetit verior.