E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëbora riizolon 4 komuna të Skraparit

18/02/2005  BERAT- Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit kanë arritur që të bllokojnë dhe të izolojnë më shumë se 15 mijë banorë të 40 fshatrave, të katër komunave të rrethit të Skraparit. Sipas burimeve zyrtare nga prefektura e Beratit, në të cilën përfshihet dhe rrethi i Skraparit, mësohet se janë bllokuar nga rënia e dëborës rrugët e komunave Gjerbës, Leshnje, Zhep e Potom. Problemet më të mëdha i ka Qafa e Devrisë. Po dje kryetarët e komunave i kanë kërkuar qarkut që të vërë në dispozicion një fadrom dhe traktor për hapjen e rrugëve. Ndërsa ndihmat e para të akorduara nga ndimat e pushtetit lokal janë ndarë në komunat dhe fshatrat përkatës. Dhe në fazën e parë të emergjencës, gjatë muajit të kaluar këto katër komuna ishin më problematiket e zonës së Skraparit. Ato mbeten të bllokuara për ditë të tëra derisa pati një ndërhyrje vendimtare nga ana e strukturave shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›