Arsimi, qeveria përcakton 3061 punonjës
Këshilli i Ministrave përcaktoi dje shifrën prej 3061 vetash për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si numrin e punonjësve mësimorë, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën janar-qershor 2009. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, të dhënat për numrin dhe afatin kohor të kontraktimit të punonjësve mësimorë, janë me kontratë të përkohshme. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.