E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi shqip, Prishtina nxit debatin për unifi kim

Një popull, një histori,
një kulturë, një gjuhë,
por të shpërndarë në
pesë shtete. Ideja për unifikimin
e sistemit arsimor në mbarë
hapësirat ku jetojnë shqiptarët
është aktualizuar sërish. Gazeta
"Express" e Prishtinës shkruan
se kjo edhe mund të bëhet realitet,
sepse ka vullnet edhe në
Prishtinë, edhe në Tiranë. Në një
artikull, të botuar dje në faqen e
vet në internet, "Express" thotë
se shumë shpejt "personazhi i
famshëm i Abetares, Petriti, pulat
do t‘i ushqejë gjithkund ku fl itet
shqip - Shqipëri, Kosovë, Mal të
Zi, Maqedoni dhe në Medvegjë
dhe Bujanovc".
Ministri i Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë së Kosovës,
Enver Hoxhaj beson se kjo mund
të realizohet dhe mendohet se në
Tiranë ka vullnet të mirë. Debati
pritet të fillojë menjëherë pasi
të konsolidohet qeveria e re e
Shqipërisë. Akademiku Mehmet
Kraja mendon se kjo nismë është
paksa e vonuar, por e vlerëson si
të domosdoshme. Ndërsa eksperti
i arsimit, Dukagjin Pupovci,
thotë se është pak e besueshme se
sistemi arsimor mund të unifi kohet
në të gjitha trojet shqiptare,
ngase këto troje ndodhen në
pesë shtete të ndryshme që kanë
specifi kat e veta.
Unifi kimi i programeve
dhe teksteve
"Kemi nevojë urgjente si popull
që t‘i integrojmë dy segmente
të rëndësishme të jetës shoqërore
dhe kombëtare, kjo është kultura
dhe arsimi", vlerëson Kraja. Sipas
tij, nuk është normale që një
popull kaq i vogël siç janë shqiptarët,
pavarësisht që jetojnë në
hapësira të ndryshme politikisht
të ndara, që të kenë sisteme kaq
të ndryshme të arsimit. Kraja
shton se unifi kimi i programeve
dhe teksteve shkollore nuk ka të
bëjë fare me politikën, por me
përftimin e dijes nga gjeneratat
e reja.
"Ne duhet të krijojmë një
sistem unik të arsimit. Në rrethana
të tilla, do të kemi tekste më
cilësore, kjo mundëson qarkullimin
e njerëzve, studimet nga
një universitet tjetër...", thekson
ai. Ky është ndikimi që shpreson
ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj,
të ketë pas unifi kimit të një pjese
të sistemit arsimor. Cilësia do të
rritet ndjeshëm, pas unifi kimit,
për këtë, ministri Hoxhaj është
i bindur. Sipas tij, Kosova është
shumë e interesuar që debati për
unifi kimin e sistemit arsimor në
mbarë trojet shqiptare të fi llojë
sa më parë.
"Jemi shumë të interesuar
që të ketë një debat të mirëfi lltë
sa i përket unifikimit të planprogrameve
në lëndë të caktuara,
qoftë lëndë që i referohen
identitetit, qoftë lëndë të fushave
të tjera", thotë ai. Hoxhaj shton
se shumë shpejt, ekspertë nga
Kosova, Shqipëria dhe vise të
tjera shqiptare do të ulen për të
debatuar lidhur me formën që
duhet të ketë ky unifi kim.
Ndërsa, Pupovci vlerëson se
me gjithë faktin se ka dallime
në mes të sistemeve arsimore
të pesë shteteve ballkanike, ku
mësohet në shqip, mundësia e
bashkëpunimit ekziston. "Planprogramet
në disa lëndë mund
të përafrohen deri në masën kur
krijohet mundësia e shfrytëzimit
të teksteve mësimore dhe doracakëve
të përbashkët. Pastaj,
nuk duhen harruar përmbajtjet
elektronike në gjuhën shqipe që
janë më se të pakta dhe që do të
mund të zhvilloheshin ashtu që
të mund të përdoren në mbarë
hapësirën shqiptare", thekson ai.
Sipas tij, metodat e mësimdhënies
janë një fushë tjetër
ku mund të zhvillohet bashkëpunimi,
që të hartohen programe
unike për trajnimin e mësimdhënësve
dhe materiale trajnimi.
Qëndrimi i Shqipërisë
Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit
të Shqipërisë nuk kanë pranuar të
fl asin për këtë çështje, pasi ministri
Fatos Beja është me pushime.
Por, ata thanë për "Express" se në
Tiranë ekziston një vullnet shumë
i madh për të bërë unifi kimin e
programeve dhe teksteve shkollore
mbarëshqiptare.
Edhe ministri Enver Hoxhaj
thotë se gjatë takimeve me ministrin
e Arsimit të Shqipërisë ka
marrë zotimin për fi llimin e këtij
procesi. "Kjo është një çështje
që duhet të fi llojë si proces i dy
shteteve tona, duhet t‘i defi nojmë
interesat e përbashkëta në nivelin
e arsimit", shton ai.
Abetarja mbarëkombëtare
Edhe më tutje, fëmijët shqiptarë
mësojnë nga Abetare të
ndryshme, me vetëm një gjuhë
që i bashkon. Me unifikimin e
sistemit arsimor, fëmijët kosovarë
mund të mësojnë nga Abetarja e
Shqipërisë, që nuk do të ndryshojë
shumë nga ajo e Kosovës.
Ose, anasjelltas. Por, ministri
Hoxhaj thotë se në tregun e arsimit
parauniversitar do të ketë
shumëllojshmëri të librave, duke
rritur konkurrencën dhe duke
përmirësuar cilësinë.
"Jo, patjetër ne duhet ta kemi
një Abetare të vetme në të gjitha
trojet shqiptare, mirëpo mendoj
që Abetarja e Kosovës do të duhej
të përdoret ose të konkurrojë në
Shqipëri dhe anasjelltas", vlerëson
Hoxhaj.
Eksperti i arsimit, Dukagjin
Pupovci, mendon se edhe Kosova
edhe Shqipëria kanë abetare
të mira. Megjithatë, sipas tij
është më me rëndësi që edhe
në Kosovë, edhe në Shqipëri të
hartohen tekste sa më cilësore
që mund të përdoren në të
dyja anët e kufirit. "Jo vetëm
Abetarja, por edhe tekstet nga
matematika dhe shkencat e
natyrës", shton ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›