E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjumi, ende një nga misteret më të mëdha

Ajo çka tashmë dihet, është
fakti që gjumi luan një rol
parësor dhe të domosdoshëm
në jetën tonë. Për të
ka shumë teori. Njëra syresh sugjeron
se gjumi na shërben për të pasur marrëdhënie
më të mira me botën e jashtme.
Gjumi shpesh konsiderohet i keq
për mbijetesën. Kafshët në gjumë,
apo të përgjumura, janë pre lehtësisht
të kapshme për grabitqarët, ndërkohë
që ai është i domosdoshëm për vazhdimin
e ekzistencës. Por ka edhe nga
ato kafshë që mund t‘ia dalin mbanë
pa fjetur për një kohë të gjatë. Për
shembull delfinët e sapolindur dhe
disa lloje balenash nëna mund të
kalojnë periudha të
gjata pa kryer funksionin
e njohur si
përgjumje, që te
kafshët karakterizohet
nga periudha
të gjata qëndrimi në
një vend. Këto periudha
ndonjëherë
zgjasin për javë të
tëra, sidomos në
dimër dhe te zogjtë
para emigrimit.
N ë k ë t ë ra s t ,
zogjtë mund të
kalojnë ditë të tëra
duke fluturuar e
duke mos u ndalur
as për ndonjë
pushim të shkurtër,
ndërsa nxitojnë drejt
destinacionit të
tyre. Që këtej lind
pyetja: Nëse gjumi është thelbësor
për jetën e qenieve të gjalla, atëherë
si është e mundur që ka kafshë apo
shpendë që nuk flenë për ditë e ditë
të tëra? Sipas një sondazhi të zhvilluar
ndaj shumë kafshëve të ndryshme,
del se kafshët mishngrënëse flenë më
shumë se ato që janë edhe mishngrënëse
edhe bimëngrënëse, dhe këto
të fundit flenë më shumë se kafshët
që ushqehen vetëm me barishte. Kësisoj,
duket se roli i gjumit ka të bëjë
shumë me ekosistemin e kafshës.
Një shembull është ai i lakuriqit të
madh të natës, që fle 20 orë në 24
orë dhe që përbën edhe rekordin e
gjumashit për gjitarët. Dikush mund
të mendojë se kafshët flenë kaq gjatë
për shkak të ndonjë funksioni të
panjohur që ushtron gjumi mbi ta.
Sipas disa shkencëtarëve, funksioni
kryesor i gjumit është që të rrisë efikasitetin
e kafshëve dhe të minimizojë
rreziqet që i vijnë species nga mjedisi
rrethues. Të gjitha speciet kanë orë
të caktuara gjatë të
cilave janë aktive
për të kryer funksionet
e ekzistencës
së tyre dhe orë të
tjera që i kalojnë
në gjendjen e gjumit.
Kështu mund
të shohim specie
q ë o p t i m i z o j n ë
periudhat e tyre të
pasivitetit në marrëdhënien
që kanë
ndaj ambientit që
i rrethon. Kësisoj,
gjumi, në rastin e
kafshëve, i ndihmon
ato që të përshtaten me botën
përreth. Ndërkaq, në lidhje me funksionin
e gjumit ka shumë teori të
tjera. Njëra përfshin rolin e krijimit
të lidhjeve mes qelizave të trurit dhe
atë të spastrimit të atyre që janë të
panevojshme. Largimin e stresit që
akumulohet gjatë periudhës kur jemi
zgjuar. Zgjatjen e jetës.
Megjithatë gjumi nuk mund të
shpjegohet përmes madhësisë së
trurit, jetëgjatësisë, përmasave trupore
apo variablave të tjera që janë
analizuar prej vitesh, duke dhënë
gjithmonë rezultate konfliktuale, apo
konfuze në lidhje me gjumin. Kështu,
nëse njohim masën trunore të një kafshe,
nuk do të mundemi kurrsesi që të
parashikojmë apo shpjegojmë kohën
e tyre të gjumit, apo thellësinë e tij.
Një majmun ka të njëjtën kohëzgjatje
gjumi si edhe një derr. Një elefant
jetëgjatë ka një nga periudhat më të
shkurtra të gjumit te kafshët, ndërsa
një lakuriq nate jetëshkurtër ka një
nga periudhat më të gjata. Gjumi i
njeriut ka shumë pika të përbashkëta
me të ashtuquajturat "gjendje
inaktive" të bimëve, mikrobeve, pra
të specieve që nuk kanë një sistem
nervor. Kjo është një sfidë ndaj idesë
se gjumi është produkt i trurit.
Gjumi nga ana tjetër konsiderohet
edhe si një periudhë karikimi i energjisë
dhe ruajtjeje të saj. Megjithatë
këto janë vetëm disa ide në lidhje
me gjumin, natyrën dhe rëndësinë
e tij te qeniet e gjalla dhe veçanërisht
te njeriu. Ai vazhdon të mbetet
një mister i madh, edhe pse shumë
shkencëtarë i janë vënë sfidës për
ta "çmontuar" këtë mister e për
të zbuluar ndoshta mekanizma të
rëndësishëm të përshtatshmërisë së
specieve ndaj ambientit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›