E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni theu rregullat e "martesës së hapur"

Të vërtetat në lidhje me
martesën e Veronica Larios
me Silvio Berluskonin
po dalin pak e nga pak në shesh.
"Unë nuk mund të jem bebisiterja
e tij", shkruan Veronica në
librin e saj të sapopublikuar në
Itali, "Tendenca Veronika". Ajo
që i çudit të gjithë nuk janë më
kritikat e Veronica-s, por arsyeja
që e mbajti atë në heshtje për
një kohë të gjatë. Për 19 vjet
Veronica jo vetëm ka toleruar
sjelljet prej spitullaqi e qesharake
të Berluskonit, si mbjelljen
e flokëve, marrëdhëniet me
femra të tjera, por edhe është
munduar që ta fshehë këtë të
vërtetë nga sytë e botës. Më pas,
në prillin e kaluar, ajo më në
fund vendosi që të sillej ndryshe.
I shoqi ishte fotografuar me
një 18-vjeçare në ditëlindjen e
saj dhe për Veronica-n kjo ishte
mbushja e kupës. "Kjo ishte
gënjeshtra e fundit që mund t‘i
lejoja. Pas kësaj, duhet të gjeja
një mënyrë për të respektuar
veten, pra të divorcohesha",
shkruan Veronica në librin e saj.
Po çfarë ndryshoi në fakt? Sipas
një biznesmeneje, "Berluskoni
theu rregullat. Veronica e dinte
se ai kishte një jetë private të
pavarur, por veprimet e fundit
ishin fyese për të dhe për fëmijët
dhe kjo i tejkalonte kufijtë".
Maria është një lloj eksperteje
e etiketës së të ashtuquajturave
"martesa të hapura",
marrëdhënie që përfshijnë një
element të autorizuar të seksit
jashtëmartesor. Ajo është e martuar
me George dhe ka 2 fëmijë,
ndërkohë që të dy kanë bërë një
"marrëveshje miqësore" që t‘i
tolerojnë njëri-tjetrit edhe të
dashurit. I dashuri i fundit i Marias
ka qenë një lidhje që zgjati
plot 6 vjet. "Jam e pandreqshme
për të tradhtuar, ndaj që nga fillimi
i martesës me bashkëshortin
tim kam qenë shumë e qartë
me të. I thashë se do të bëja si
të më vinte mua për mbarë dhe
se lidhjet e mia nuk do të kishin
të bënin fare me marrëdhënien
dhe dashurinë time për të. Kjo
jo se bashkëshorti im ka të meta
dhe mangësi. Ai është një person
i mrekullueshëm, shumë i
ëmbël, mbështetës, një burrë i
mirë, një baba i mrekullueshëm
dhe i hatashëm në shtrat", thotë
Maria. Në fakt, çudia është se ai
vetëm në fillim të lidhjes së tyre
pati një të dashur, por pas kësaj
jo më. Kjo edhe pse Maria vazhdon
me aventurat e saj. Çifti
jeton i martuar dhe sipas tyre
në harmoni që prej 25 vitesh.
Origjina e termit "martesë e
hapur" mbetet ende e panjohur,
por Nena O‘Neill dhe George
O‘Neill shkruan në lidhje me
këtë koncept në një libër që
botua në vitin 1972, me titull
"Martesa e Hapur". Sipas tyre,
kjo është një lidhje ku partnerët
i lejojnë njëri-tjetrit rritjen personale
përmes miqësisë dhe
marrëdhënieve seksuale me
partnerë të tjerë. Ky libër shiti
mbi 1 milion e gjysmë kopje.
Historikisht, sigurisht, të pasurit
dhe të fuqishmit kanë pasur dhe
kanë gjithmonë marrëdhënie
jashtëmartesore. Një rast i tillë
është ai i Georgianës, dukeshës
së famshme të Devonshire, që
pati një marrëdhënie shumë
të gjatë dashurie me të shoqin
dhe mikun e tij më të mirë dhe
kjo pa fshehur asgjë. Kjo sepse
në atë kohë familja ishte mbi të
gjitha një bashkim ekonomikoshoqëror
dhe jo emocional.
Marrëdhëniet jashtëmartesore
toleroheshin, por jo trashëgimtarët
që vinin në jetë prej tyre.
Europianët kanë një hapje jo
të vogël ndaj një kulture të tillë
dhe vetë mesdhetarët e kanë të
mbushur jetën e tyre me dashnorë
e dashnore. "Tradhtitë janë
më të tolerueshme dhe mbi të
gjitha të falshme. Në këtë rast
mund të përmendim funeralin
e ish-presidentit francez,
Miterran, ku mori pjesë bashkëshortja
zyrtare dhe e dashura,
së bashku me vajzën që kishte
pasur nga lidhja me Presidentin.
Sipas Marias, të gjithë supozojnë
në vendet mesdhetare se një
burrë i famshëm e i fuqishëm
ka me siguri një, në mos dy
të dashura, por forca që kontrollon
gjithçka është familja.
Italianët, edhe pse bredhin, e
dinë se divorci nuk është i mirë
as për gruan e as për fëmijët,
sepse divorc do të thotë krijim
i një familjeje tjetër". Për sa i
përket Veronica-s, ajo e mbajti
gojën kyçur për vite me radhë
për shkak të familjes. Ajo bëri
maksimumin për të mbrojtur
tre fëmijët e saj me Kryeministrin.
Por cila është kostoja
emocionale? A funksionojnë
këto marrëdhënie? Për disa
duket se këto funksionojnë.
Këtë e pohon edhe aktorja
britanike, Tilda Swinton. Ajo
jeton me John Byrne, artist
e shkrimtar dhe babai i dy
fëmijëve të saj, por ka edhe
një të dashur me të cilin herë
pas here del edhe në publik.
"Unë mendoj se kjo është gjëja
e duhur për t‘u bërë. Shpesh
njerëzit kanë fëmijë me persona
të cilët nuk i dashurojnë
më, që do të thotë se zemra e
tyre mund t‘i përkasë dikujt
tjetër. Ajo çka ndodh është se
një grua mund të vazhdojë
të jetojë e lumtur me fëmijët
dhe babain e fëmijëve në të
njëjtën strehë, ndërkohë që ka
edhe jetën e saj", thotë aktorja
për marrëdhënien e saj. Por
për Marian? "Ne punojmë në
qytete e vende të ndryshme
gjatë javës, ndërkohë që fëmijët
janë në shkolla me konvikte
dhe të premten kthehemi të
gjithë në shtëpi dhe kalojmë
një fundjavë me të vërtetë të
paharrueshme". Ata jetojnë në
dhoma të ndara, por ndajnë së
bashku pasionin për biznesin
dhe për fëmijët e tyre. "Im shoq
dhe unë jemi shumë të pasur
dhe jemi shumë të angazhuar
e të zotuar që të ruajmë fëmijët
dhe pasurinë tonë pa lënë
askënd tjetër të hyjë në mes".
Ndërkaq ajo është një grua e
lirë seksualisht, profesionalisht,
intelektualisht. "Ne nuk e
kritikojmë kurrë njëri-tjetrin.
Sigurisht mund të diskutojmë
për argumente të ndryshme,
por pa sherre". Por kjo lloj marrëdhënie
ka një rregull shumë
të qartë: ajo është betuar se, pavarësisht
jetës së saj private, nuk
do të bënte kurrë diçka që do ta
poshtëronte publikisht të shoqin,
apo fëmijët e tyre. "Në martesat
e hapura palët e kanë shumë
të çmuar besimin, konsistencën
dhe besnikërinë, jo seksuale të
kuptohemi. Në mënyrë që kjo
të funksionojë, duhet një marrëdhënie
dypalëshe detyrimesh
dhe përfitimesh". Me sa duket,
Berluskoni në këtë "martesë të
hapur" ka qenë ai që i ka thyer
rregullat, duke kaluar masën
dhe mbi të gjitha duke mos
pasur asnjë lloj kujdesi për
dinjitetin e bashkëshortes apo
fëmijëve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›