Xhaferri: Kreu i PS nuk dha asnjë alternativë
Demokratët komentuan dje zhvillimet e Kongresit të Partisë Socialiste. Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, tha se
censura ishte standardi i vetëm në kongresin e një dite më parë të Partisë Socialiste. Ai e cilësoi mbledhjen e forumit më të lartë të socialistëve, si të 40-t e Edi Ramës.
"Dje nuk u zhvillua kongresi i PS. Dje u mbajt kongresi i të 40-ve të disfatës elektorale të Edi Ramës. Censura është i vetmi standard që ka instaluar Edi Rama në PS. Të gjithë pamë se si mercenarët e Edi Ramës kërcënuan kundërshtarët e tij politikë, se si mercenarët e Edi Ramës kërcënuan edhe gazetarët. Elementi i dytë që u vu re është për të ardhur keq, por dje u mbajt kongresi i zero-alternativës. Për gjithçka u fol dje në kongresin socialist, por vetëm për alternativë nuk u tha asnjë fjalë. Elementi i tretë që u vu re - votimi i fshehtë është shpallur në kërkim në PS. Elementi i katërt - për demokracinë e brendshme, alternativën e shpalosi përfaqësuesi kryesor i politikës së re, Gramoz Ruçi", tha Xhaferri. Ndërsa zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli reagoi pak orë pas deklaratave të kreut socialist, Rama.
Lidhur me akuzat e Ramës për zgjedhje të manipuluara nga mazhoranca, Mëhilli vuri në dukje se kёto janë shpifje tё ulëta ordinere, tё njё paranojaku, qё nё 45 minuta fjalim nuk gjeti dot qoftё edhe njё fjalё tё vetme përgjegjësie pёr humbjen e zgjedhjeve nga partia e tij, por akuzon dhe vetёm akuzon pa paraqitur as edhe njё fakt tё vetёm. "Informojmё opinionin publik se lejimi me leje i tё burgosurve çdo javё e çdo muaj ёshtё njё procedurё standarde e zakonshme nё burgjet e çdo vendi tё lirё", tha Mëhilli. Sipas saj, Edi Rama u bie sirenave tё kriminelëve i tmerruar nga parandjenja se çdo ditё do tё dalin nё dritё lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale qё po vendosen para ligjit.