E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi, synohet eleminimi i braktisjes së arsimimit të detyruar 9 vjeçar



Kukës- Gjendja arsimore në qytetin e Kukësit paraqitet ende e vështirë për shkak braktisjes së shkollës në sistemin 9-vjeçar. Për këtë arsye, autoritetet po marrin masa parandaluese në rikthimin e nxënësve në bankat e shollës. Përgjegjësi i zyrës së statistikës në drejtorinë rajonale të arsimit ne Kukes, Ylli Metalia, u shpreh se përfundimet e vitit shkollor 2007 - 2008 kanë identifikuar vetëm 190 nxënës të arsimit 9-vjeçar që kanë braktisur shkollën, nga rreth 820 nxënës që braktisnin brenda një viti shkollor një vit më parë. “Bashkëpunimi me komunitetin e prindërve e OJQ-të lokale ka bërë që fenomeni i braktisjes së shkollës të minimizohet”- theksoi Metalia. Tashmë fenomeni i braktisjes së shkollës në këtë qytet po shënon përmirësime dhe nuk është më problematic Sipas Metalisë, vëmendja do të përqëndrohet në eleminimin e fenomenit të ashtuquatur “braktisje e fshehtë”, që është mjaft i përhapur në shkollat e zonave rurale.

Specialistët marrrin masa kundër brucelozës

Kukës- Specialistët e Shëndetësisë kanë marrë masa kundër përhapjes së sëmundjes së brucelozës që shkaktohet nga mungesa e jodit. Rreth 22 persona me sëmundjen e brucelozës kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit për periudhën janar - qershor të këtij viti. Përgjegjësi i spitalit infektiv të Kukësit, Mark Nufi, u shpreh se rastet e shfaqura gjatë periudhës janar - qershor janë identifikuar shpejt, ndërsa situata në rreth është nën kontroll. Sëmundja e brucelozës me prejardhje nga konsumimi i mishit të bagëtisë, ka një shtrirje të kufizuar gjeografike. Kjo sëmundje është e shtrirë kryesisht në komunat e Kalisit, Bushtricës, Grykë Cajës, por në raste të veçanta edhe në zona të tjera të rrethit. Masat e marra me rreptësi e kanë ulur në masan 4-5 për qind mundësinë e infektimit, me tendencë për ta ulur në zero. Sëmundja e Brucelozës shkaktohet nga mungesa e jodit në kripë dhe tek njerëzit merret nëpërmjet konsumimit që i bëhet mishit të bagëtive. Për ta parandaluar, duhet që fshatarët të ushqejnë bagëtinë me kripë që ka përmbajtje të mjaftueshme të jodit.

14 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›