Kapet i mituri, ishte denoncuar për vjedhjen e një minimarketi
Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë ndaluan shtetasin e mitur E. B., 14 - vjeç, lindur dhe banues në Cërrik. Ndalimi i tij u krye sepse ndaj tij është depozituar dy ditë më parë një kallëzim penal nga një shtetas, i cili tregon se i mituri i ka vjedhur marketin në pronësi të tij, të ndodhur në plazhin e Golemit, vjedhje kjo e realizuar më datë 30 qershor të këtij viti. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për ndjekje të mëtejshme.
Gruaja denoncon burrin: “Mban në shtëpi bajoneta pushkësh dhe një granatë”
Tiranë – Një telefonatw sinjalizoi policinw rreth orës 22:00 të dy ditëve më parë se në banesën e një shtetasi kishte materiale dhe sende të kundërligjshme, në posedim të bashkëshortit të saj.
U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, nga ku u ushtrua një kontroll i imtësishëm, nga ku rezultoi se në banesë ndodheshin dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 bajoneta armësh si dhe 1 granatë difensive, të cilat dyshohet të jenë të shtetasit Islam Shehu, 40 - vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje” si dhe të “Mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 279 të Kodit Penal.
Tiranë – Dje u krye arrestimi në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i Petrit Nazari, 47 - vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje në orën 18:00, në ambientet e lokalit “2A”, në gjendje të dehur, dyshohet se i ka vjedhur shumën 11 900 lekë, kamerieres së këtij lokali, të ndodhur në afërsi të “Ushtarit të Panjohur “në Tiranë.
Ndërkohë, po ndaj këtij shtetasi është depozituar një kallëzim penal nga një punonjës i policisë i Patrullës së Përgjithëshme, se shtetasi i sipër cituar ka kundërshtuar me dhunë duke i shkaktuar plagë të lehta në trup këtij të fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësve të polisisë së rendit publik” dhe të “Vjedhjes, parashikuar nga nenet
14 Korrik 2008