E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKODËR – Flakët e zjarrit përfshinë pasditen e së shtunës shpatin e malit të Taraboshit, duke rrezikuar edhe qendrën e antenave të stacioneve televizive, e cila ndodhet fare pranë vendit të përfshirë



GJIROKASTËR – Alarmi për kontroll të policisë në zonat ku ishte kultivuar Cannabis Sativa, ka detyruar banorët e fshatrave të Gjirokastrës që ti shkatërrojnë vetë lëndët narkotike, por nuk i kanë shpëtuar ndekjes penale as katër të moshuar, të cilëve iu gjetën një sasi e konsiderueshme hashashi në banesat e tyre. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëjnë të ditur se kanë kaluar materialet për hetim ndaj shtetasve Barjame Buzo, 82 vjeçe, Dallandyshe Danaj, 74 vjece, Baki Hysi, 78 vjeç dhe Rrapo Skëndi, 80 vjeç, që të gjithë banorë të fshatit Asim Zeneli të komunës Antigone. Sipas zëdhënësit të Policisë, Gentian Mullai operacionet kanë vazhduar edhe në fshatra të tjerë, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Aksioni
Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me komisariatin e policisë së qytetit kanë zhvilluar një aksion për evidentimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike, shkatërrimin dhe asgjësimin e këtyre bimëve të mbjella në këto parcela. Operacioni është përqendruar në fshatin Asim Zeneli, të komunës Antigone. Sipas njoftimit zyrtar, “në momentin që policia ka nisur kontrollin në banesat në fillim të fshatit, shumë prej banorëve i kanë shkulur vetë bimët dhe i kanë hedhur në përroin e këtij fshati dhe në rrugët e tij. Këto bimë janë grumbulluar dhe më pas janë asgjësuar nga ana e policisë. Zëdhënësi Gentian Mullai pohon se “kontrolli ka vijuar në të gjitha banesat e fshatit ku ka rezultuar se në katër banesa janë gjetur bimë narkotike dhe konkretisht. Sipas tij, në banesën e shtetases Barjame Buzo, 82 vjeçe janë evidentuar 55 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa; në banesën e shtetases Dallandyshe Danaj, 74 vjeç, janë evidentuar 17 rrënjë bimë narkotike; në banesën e shtetasit Baki Hysi, 78 vjeç, janë evidentuar 15 rrënjë bimë narkotike dhe në banesën e shtetasit Rrapo Skëndi, 80 vjeç, janë evidentuar 8 rrënjë bimë narkotike.
Hetimet
Për këta shtetas, që të gjithë banorë të fshatit Asim Zeneli në komunën Antigone, prokuroria ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer dhe gjendjes shëndetësore. Ata akuzohen për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”. Kontrolli ka vijuar edhe në tokat përreth fshatit, ku u evidentuan edhe 2 parcela të hapura rishtas ku secila kishte nga 105 rrënjë Cannabis Sativa, të cilat varionin nga 70 cm deri në 130 cm të larta. Burimet policore bëjnë të ditur se janë djegur 626 rrënjë bimë narkotike.
Po dje, gjatë një kontrolli të ushtruar në komunën Lunxhëri, në vendin e quajtur Përroi i Vilave, midis fshatit Gjatë dhe Erind është evidentuar një parcelë e hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike, ku u evidentuan 62 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Këto bimë varionin nga 80-140 centimetra. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Burimet policore bëjnë të ditur se operacionet do të vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme në të gjithë territorin e qarkut.

TË MOSHUARIT NË HETIM
Barjame Buzo, 82 vjeçe janë evidentuar 55 rrënjë Cannabis Sativa
Dallandyshe Danaj, 74 vjeçe, janë evidentuar 17 rrënjë Cannabis Sativa
Baki Hysi, 78 vjeç, janë evidentuar 15 rrënjë Cannabis Sativa
Rrapo Skëndi, 80 vjeç, janë evidentuar 8 rrënjë bimë narkotike

Asgjësohen 550 bimë narkotike "kanabis"

SHKODËR - Policia e Shkodrës asgjësoi dje 550 rrënjë bimë narkotike "Cannabis Sattiva" në komunën Shosh të rrethit të verior. Burime zyrtare pranë komisariatit të policisë së Shkodrës thanë se bimët narkotike ishin mbjellë në një parcelë me përmasa 45x35m, e cila rezultoi të jete tokë e shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm.

14 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›