E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Demonstrata e dhunshme, nje mungese strategjie e opozites

"Krijimi i demonstrates se dhunshme nga Partia Socialiste eshte pjese e mungese se strategjise se opozites". Ky eshte mendimi qe ka shprehur dje Anetari i Asamblese, njeheresh dhe deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani. Ne nje interviste dhene dje per televizionin "ABC NEES" Harasani shprehet se gjetja e dialogut eshte e domosdoshme ne situaten e krijuar, megjithese per momentin duket e larget. "Te jemi te sinqerte, ne kete situate kur ende nuk eshte thare gjaku ne bulevard, eshte shume e veshtire per kompromis. Por mua me erdhi shume keq kur degjova nje koleg socialist qe tha se nuk do te marrim pjese ne Kuvend, derisa te jene zbuluar vrasesit. Me duket pak qendrim i nxituar", tha dje Harasani. Ai ka folur dhe per idene e zgjedhjeve te parakohshme, duke deklaruar se me pare duhet te zhvillohen zgjedhjet vendore. "Une i qendroj mendimit qe kam thene edhe ne korrik te vitit 2009 se per te arritur ne zgjedhjet e parakohshme eshte e nevojshme qe PS-se te fitoje zgjedhjet lokale. Nje fitore sa me e madhe ne zgjedhjet lokale, eshte me e rendesishme per PS-ne", tha dje Harasani. Ai ka theksuar se nuk mund te diskutohet pjesemarrja ne zgjedhjet lokale per opoziten. "Ka nje qellim perse eshte krijuar PS-ja dhe eshte krijuar per te fituar dhe per te qeverisur dhe nuk mund te rrije gjithmone ne opozite", tha Harasani. Vete Harasani shprehet se nuk do te marre pjese ne demonstraten e dites se premte. Ai thote se nese eshte homazh, atehere ngushellimi duhet te behet ne shtepi dhe jo ne bulevardin e Tiranes. "Une kam nje bindje personale qe protesta e se premtes do te jete paqesore. Une nuk do te marr pjese, besoj qe te shtatat ngushellohen ne shtepi dhe jo ne shesh. Une nese kam mundesi do te shkoj t'i ngushelloj familjet ne shtepi, nuk besoj se te shtata behen ne shesh, kjo eshte sipas mendimit tim", tha dje Harasani. Ai u shpreh se eshte kerkuar nga kryetari i PS-se, eshte kerkuar me force, qe protesta e radhes te jete paqesore dhe jane marre mjaft masa per kete gje. Duke folur per nje reflektim brenda radheve te PS-se, Harasani u shprehet se duhet nje strategji me e qarte, "por qe ne kete situate dhune eshte e pamundur". Q.Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›