E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet X-Files, provon të sfidojë Batmanin



Pas një kohe të gjatë kthehet në ekranin e madh çifti i formuar nga Fox Mulder (David Duchovny) dhe Dana Scully(Gillian Anderson). Që nga 2 shtatori, në kinematë e Shteteve të Bashkuara, shfaqet filmi “The X Files-I ëant to belive”. Ishte e çuditshme të vishja sërish rrobat e Scully-t, pasi u gjendëm në të njëjtin ambjent së bashku, gjithçka u bë familjare për secilin”. Anderson, 39 vjeç me fustanin e saj të mrekullueshëm në tapetin e kuq të premierës së filmit tregoi me këtë rast edhe shtatzëninë e saj. “Ishte shumë zbavitëse, të gjithë ishim të interesuar tek ky projekt, entuziazmi ishte i madh”. Shumë fansa shprehet aktorja për shtypin amerikan”janë të befasuar nga fakti se në film nuk flitet më për jashtëtokësorë. Por duhet tëq kujtojmë megjithatë se në seritë e reja trajtohen shumë çështje të konsideruara paranormale, na u duk më interesante të mos zgjidhnim rrugën më të thjeshtë në kohën kur në treg po qarkullojnë shumë filma që flasin për jashtëtokësorë. Skenaristët janë përpjekur për diçka më të thellë dhe poetike”. Duchovny që u bë i famshëm në Amerikë falë telefilmit “Californication” shton se “ka qenë gjithmonë shumë e vështirë të kënaqnim fansat e betuar të X Files”, ky film i dytë “Funksionon mirë për kategori të ndryshme njerëzish. Ai vjen në mënyrë të përkryer duke ndërthurur me mjeshtëri thrillerin, romantizmin dhe frikën. Chris Catrer, ideatori dhe regjisori i të dy filmave, shpreson se “fansat do të ngelen të kënaqur nga mënyra se si janë zhvilluar personazhet e Mulder e Scully”. “Nuk është e vërtëte se kemi realizuar një skenë dashurie të bërë publike nga disa media, por historia u jep atyre mundësinë të përballen me ndjenjat që i lidhin. Filmi do të provojë të sfidojë rekordin që ka arritur tashmë Batman dhe Joker në “The dark Horse”. “The X Files – I ëant to belive” vjen pikërisht mbas 10 vjetësh pas daljes së filmit të parë dhe 6 vjet pas përfundimit të serive kult.

28 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›