“Si ia çonim cigaret “Kamel” dhe uiskin Nanos në burg”
“Të burgoset Nano, ndryshe pushteti i PD mori fund!” ...
AFRIM IMAJ
...Kryqëzata nisi menjëherë pas triumfit të PS-së në zgjedhjet e pushtetit lokal të korrikut ‘93. Nismëtar i opsionit për prangosjen e shefit u bë ambasadori i një vendi të rëndësishëm në Tiranë...”
Teksa i kthehet periudhës më kritike gjatë qëndrimit në krah të liderit historik të PS-së, Viktor Agolli, kujton ngjarjet më vështira që ka përjetuar e majta shqiptare, pas arrestimit të Fatos Nanos, më 30 korrik të vitit ‘93. Shërbimi pranë tij dhe lidhjet e afërta shoqërore, i kanë dhënë mundësinë të jetë dëshmitar i mjaft detajeve të kësaj historie dramatike. Mënyra e veçantë e komunikimit me shefin në kushtet e izolimit në qelitë e burgut 313, raportet me familjarët dhe miqtë e afërt, reagimi i të majtëve në mbrojtje të tij dhe represioni në rritje i strukturave shtetërore, janë vetëm një pjesë e rrëfimit të njeriut, që shërbeu për 15 vjet përkrah të liderit historik.
Në vijim të intervistës për gazetën “Panorama” 50-vjeçari Agolli zbulon të tjera sekrete nga jeta jopublike e Fatos Nanos. Në kujtesë i janë fiksuar emrat e atyre, që e kanë mbështetur shefin e tij në kushtet e një izolimi të plotë e represiv. Për të kanë mbetur nga miqtë më të mirë ata që ato ditë të vështira menduan e sollën për Nanon në qeli jo vetëm cigaret “Kamel”, por edhe pijen e preferuar të tij uiski, të cilën e depërtuan në burg nëpërmjet shisheve coca-cola....
Ju thatë se bëheshit katër djem që rrinit pranë Nanos vullnetarisht...
Në atë periudhë bëheshim disa çuna që mbushnim selinë e PS-së qysh në mëngjes e largoheshim prej aty në mbrëmje vonë, pa përmendur këtu simpatizantët e shumtë, kryesisht veteranët që ishin bërë si të shtëpisë. Me shefin dhe disa nga liderët kryesorë përgjithësisht punonim unë, Bedri Merhori, Agim Lleshi, Andon Gjergji dhe Bilal Semani. Në një mënyrë apo në një tjetër bënim sigurinë fizike të tyre, i shoqëronim nga shtëpia në zyrë, gjatë udhëtimeve nëpër rrethe dhe garantonim normalitetin gjatë manifestimeve të ndryshme politike, që shpesh tronditeshin nga huliganë të eksituar. Ishte kjo bërthamë pak a shumë që u bë zemra e aksioneve të të majtëve në qytete e sidomos në Tiranë.
Pra, bodigardët e Nanos u bënë zemra e aksioneve të PS-së...
Ndoshta sot mund të tingëllojë disi paradoksale kjo e vërtetë, por kështu ka qenë realiteti. Atëherë ne, më shumë se bodigardë, ishim thjesht simpatizantë të liderit të PS-së. Si të tillë iu përkushtuam pa asnjë hezitim detyrave imediate që dilnin në ato fillime. Përballë tulatjes që ndjehej në radhët e të majtëve nga represioni i jashtëzakonshëm i forcave të djathta, Fatos Nano duke vlerësuar te ne energjitë e moshës dhe natyrën impulsive, na besoi detyrën për të ngritur moralin e shtresave të majta, që rrinin të strukur e pse jo të frikësuar. Drejtpërdrejt me porosinë e tij morëm në dorë aksionin për afishimin e parullave në qytet. Atëherë çdo qoshe pallati ishte shkarravitur me sharje e shpifje për PS-në e Fatos Nanon...
Thjesht, ju guxuat për të afishuar parullat në favor të PS dhe Nanos...
Punën me afishimin e tyre pas gjithë atij represioni që bënin forcat e djathta, e nisëm pikërisht ne, të besuarit e Nanos. E mbaj mend si tani aksionin e parë. Ishim vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 22 marsit 1992, ku dukej haptas se PD do të fitonte ndjeshëm. Të gjitha parullat e saj në atë periudhë në muret e Tiranës dhe të gjitha qyteteve e fshatrave, godisnin të majtën dhe liderin kryesor të saj me lloj-lloj epitetesh, madje fyese e denigruese. Në thelb të tyre artikulohej PS si parti staliniste, si forcë politike antipopullore, si pjellë e sigurimit famëkeq të shtetit etj. Ndërkaq, me një zhargon të ulët stigmatizohej Nano si fatkeqësi e kombit, si produkt i policisë sekrete, si njeriu që kishte mbushur burgjet politike me shqiptarët e ndershëm etj., etj. Përkundër kësaj goditje psikologjike që gjithsesi e bëri deri diku efektin e vet, ne njerëzit që ishim pranë kryetarit të PS morëm guximin e për gjithë natën mbushëm me parulla tërë fasadat e pallateve nga selia e PD-së, që ishte afër 21 dhjetorit e deri në qendër të sheshit “Skënderbej”. Për herë të parë e majta filloi kështu t’i kundërpërgjigjej propagandës së PD-së dhe forcave të tjera të djathta me të njëjtën monedhë. Reagimi kishte të bënte me promovimin e programit të ri të saj, në interes të masave të gjëra dhe kryesisht në mbështetje të kryetarit Nano. Ndërkaq, parullat e atyre ditëve shënjestronin profilin aventurier të PD-së, që kishin karakter jo konstruktiv. Më kujtohet njëra prej tyre, që e kam bërë me dorën time. PD baras me kryqin nazist, shkrova në njërën prej tyre që e vumë te porta e partisë së Berishës, që në atë kohë ishte ku janë sot zyrat e klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”. Kur e kishte parë Nano të nesërmen më qortoi, duke më thënë se nuk duhej të binim në batakun e njerëzve të Berishës, që vetëm shanin e villnin vrer kudo...
Po pas zgjedhjeve të 22 marsit ‘92, kur PS doli në opozitë, cili ishte reagimi i Nanos?
Nano e priste atë që ndodhi më 22 mars ‘92, ishte i përgatitur për misionin e kreut të opozitarit pas atij momenti. Menjëherë pas kësaj ai u bë protagonist i një aktiviteti intensiv, jo thjesht për të ngritur moralin e të majtëve, por për të investuar konkretisht në ndërgjegjësimin e opinionin për aventurat e PD-së në qeverisjen e vendit. Pikërisht pas kësaj periudhe PS-ja gjeti rrugën e mitingjeve e të demonstrimeve popullore ndaj ushtrimit represiv të pushtetit nga PD-ja. Unë kam qenë prezent në të gjitha mitingjet, që janë bërë pas 22 marsit ‘92 dhe kam ndjekur hap pas hapi lëvizjet politike të Nanos në terren. Është koha kur shefi mori një ofensivë në të gjithë vendin për të propaganduar se çfarë përfaqësonte PS, duke ngritur në këmbë mijëra njerëz. Zëri i tij solli një mjedis tjetër në radhët e të majtëve. Solli kurajë dhe angazhime konkrete në protestën ndaj qeverisjes së keqe të PD-së. Kjo mënyrë reagimi pati impaktin konkret në ballafaqimin e radhës elektoral pas atij të 22 marsit. Vetëm pak muaj pas triumfit politik, PD-ja humbi zgjedhjet për pushtetin lokal. Ishte ky ballafaqim, ku ne fituam gati 52 për qind...
Ndërkohë ju vazhdonit të bënit vullnetarisht detyrën e truprojës së Nanos...
Në fakt, shefi kishte truprojë zyrtare Bedri Merhorin, i cili ishte oficer profesionist i Gardës së Republikës dhe ishte i shkolluar për këtë. Prej vitit 1991, kur Nano ishte emëruar kryeministër, ishte caktuar shoqërues i tij. Ne, që kishim shkuar vullnetarisht pranë shefit, në ditët kur u zgjodh në krye të PS-së, nuk iu ndamë për asnjë çast, duke e ndjekur në të gjitha aktivitetet politike. Unë, për vete kam vazhduar pa iu ndarë deri në vitin 2005. Ndërkohë, kam shërbyer edhe për familjen e tij. Kam shërbyer për ta si për njerëzit e mi të afërt, pa pyetur për rreziqet serioze që na kanoseshin shpesh herë...
Çfarë mbani mend nga veprimtaritë e asaj periudhe?
Fitorja e zgjedhjeve lokale nga PS kur forcat e djathta ende nanuriseshin në euforinë e triumfit të marsit ‘92, solli një klimë tjetër politike në vend. Shefi që kishte qenë protagonist i kësaj përmbysjeje të papritur, u vu në krye të zhvillimeve në vazhdim. Në pranverën e vitit ‘93, ndërmori një fushatë energjike nga jugu në veri, duke ndaluar fshat më fshat e qytet më qytet. E nisëm inkursionin nga zona e Pogradecit. Stacioni i parë ishin takimet në krahinën e Mokrës. Shefi mirëpritej kudo me entuziazëm dhe ngjallte shpresën te njerëzit. Pas takimeve në krahinën e Mokrës, u kthyem në qytetin e Pogradecit, ku u bë një miting madhështor. Gjatë fjalës aty, shefi me mjeshtërinë e tij, ngriti peshë entuziazmin e qytetarëve pogradecarë. U kthyem pastaj në Tiranë. Pas dy ditësh u nisëm në veri. E nisëm nga Kopliku dhe zona e Malësisë së Madhe. Fjetëm aty natën e parë. Më tej vijuam në Pukë për ta përmbyllur në Peshkopi...
Nga mënyra si rrëfeni për inkursionin e Nanos në atë periudhë duket sikur gjërat kanë shkuar kreshendo...
E vërteta ka qenë krejt ndryshe. Inkursioni i Nanos dhe krerëve të tjerë të selisë rozë në atë kohë, ndiqej me një represion të egër të strukturave shtetërore e sidomos të policisë e të SHIK-ut. Madje, në mjaft raste, punonjësit e këtyre institucioneve provokonin edhe ballafaqime të dhunshme. Një situatë të rrezikshme kemi përballuar në atë periudhë në Peshkopi. Vetëm dy ditë para se Nano të arrestohej ne ishim aty dhe jemi ballafaquar fizikisht me forcat e rendit...
Peshkopia ishte ballafaqimi i parë i dhunshëm me forcat e policisë...
Në Peshkopi ndodhi përplasja e parë me forcat e policisë dhe turmat e banditëve, që me sa dukej ishin të paguara nga autoritetet shtetërore. Kishim paralajmëruar një miting me simpatizantët e partisë dhe kishim marrë lejen përkatëse nga policia. Për herë të parë në një veprimtari të tillë ishte planifikuar që të shkonte tërë kryesia e PS-së. Në orën e caktuar njerëzit filluan të afroheshin para gjimnazit “Nazmi Rushiti” që ishte në qendër të qytetit. Ende pa u grumbulluar të gjithë, forcat e policisë urdhëruan për ta anuluar mitingun në këtë vend dhe na ofruan mjediset brenda stadiumit, i cili ishte i rrethuar nga të gjitha anët. Rrugës për të shkuar aty, filloi përplasja e dhunshme. Njerëz të eksituar iu vërsulën liderëve me fyerje e me grushte. Më kujtohet një moment kur një kokëpalarë, duke sharë Arta Daden i vuri thonjtë te gryka. Sa e pashë iu derdha me shpejtësi dhe me tërë forcën e përplasa në tokë. Sakaq një tjetër i ishte drejtuar Nanos, por ndërhyrja e Namik Dokles duke nxjerrë trupin para shefit, evitoi goditjen. Pati edhe përplasje të tjera, po ruajtja e gjakftohtësisë nga ana jonë bëri që të shmangej një ballafaqim i përgjakshëm. Gjithsesi, mitingu u bë me një pjesëmarrje madhështore. Gjatë daljes nga stadiumi në përfundim të tij, na u desh përsëri t’i nënshtroheshim të njëjtit ritual banditesk. Prania e forcave të rendit në çdo pëllëmbë me mjetet e dhunës në dorë, të kujtonte represionin e policisë serbe gjatë pranverës së ‘81 në Prishtinë. Po kacafytja nuk mbaroi këtu. Një reagim tjetër të dhunshëm do të provonim pasi dolëm nga lokali te Llixhat ku drekuam. Këtë radhë objektivi i huliganëve dhe policëve ishte drejtpërdrejt Fatos Nanua. Iu turrën atij si bishat, po grupi u tregua kompakt dhe e zmbrapsi ofensivën e tyre. Të egërsuar e tërë urrejtje, ata na ndoqën deri në dalje të qytetit, gjithnjë me britma e me të shara në zhargonin e rrugaçëve. Bëmë atë pasdite edhe një miting madhështor në Bulqizë e në mbrëmje u kthyem në Tiranë...
Dhe prej këtu vjen momenti i arrestimit...
Momenti i arrestimit erdhi dy ditë pas incidenteve të Peshkopisë. Ishte data 30 korrik 1993. Shkuam e morëm shefin me makinë në shtëpi dhe e sollëm tek Instituti i Akademisë së Arteve, ku bëhej Konferenca e PS të Tiranës. Në çastet kur mbaroi fjalimin para delegatëve, e thirrën në Prokurori. Ishte ora diku te 12:00, kur shefin e shoqëruam me makinë për aty. Pritëm plot dy orë para godinës së Prokurorisë dhe aty nga ora 14:00 na thanë se shefin e kishin arrestuar. Kjo ishte një goditje shokuese jo vetëm për ne...
Cili ishte reagimi pas arrestimit të Fatos Nanos?
Të gjithë simpatizantët e të majtës sa morën vesh lajmin e prangosjes së shefit, u bashkuan në një protestë madhështore. Të detyruar nga policia ata u bashkuan te stadiumi “Dinamo” dhe aty demonstruan në mbështetje të Nanos. Adrenalina ishte aq e lartë sa që sheshi ku protestonin dukej i vogël, shumë i vogël. Gardhi i tendosur i policëve të shumtë, nuk mundi të mbante të mbyllur protestën. Rrethimi i tyre u shpërthye nga reagimi i njerëzve që sakaq vërshuan rrugëve të Tiranës e dolën në sheshin “Skënderbej”, i cili deri në atë periudhë kishte qenë mollë e ndaluar për opozitën. Aty nga mbrëmja policia filloi arrestimet. Të parët ranë në prangat e saj disa nga liderët kryesorë të PS-së. Pastaj na arrestuan ne, truprojat e shefit që atë natë rrinim të strehuar në selinë e partisë...
Çfarë ndodhte me Nanon në burg, a kishit kontakte me të?
Fillimisht shefin e çuan te 313 nën masa të rrepta sigurie. Kontaktet me të ishin gati të pamundura, jo vetëm për ne, miqtë e tij, por edhe për familjarët. Po kjo vetëm për ditët e para. Izolimin e jashtëzakonshëm më në fund e kishte çarë vetë Nano. Falë mjeshtërisë së tij, kishte bërë për vete njerëz të veçantë të burgut të sigurisë së lartë dhe kishte mundur të vendoste lidhjet e ndërprera me njerëzit e afërt dhe me miqtë. Arriti madje të më çonte edhe mua një mesazh, ndërkohë që vuaja dënimin në burg. Në një kapak pakete kishte shkruar fjalët “Mos u dorëzo se kalit të tërbuar po i vjen fundi”, dhe m’i dërgoi me një të besuarin e tij punonjës të 313...
Përveç mesazheve çfarë i çonit tjetër Nanos në burg?
Familjarët që komunikonin me avokatët, çonin rregullisht furnizimin me ushqime dhe rroba, kuptohet në përshtatje me rregulloren e burgut. Ndërkaq, shokët dhe miqtë bënin të pamundurën që dhe aty shefit mos t’i mungonte asgjë. Kështu, nga dita e parë dhe e fundit në qelinë e shefit, nuk kanë munguar cigaret “Kamel” dhe Uiski, pija e preferuar e tij...
Mirë cigaret se lejoheshin, po pija alkoolike si mund të futej në qelitë e 313?
Cigaret “Kamel” që në atë kohë ishin nga më të shtrenjtat, i siguronte Ilmi Braçe një biznesmen, që e simpatizonte Nanon dhe PS-në. Si i merrnim prej tij, unë me Agim Lleshin, ia çonim në burg. Sa për uiskin, është një histori më vete. Ishte vërtetë e ndaluar futja e pijeve alkoolike në qeli, por duke vrarë mendjen ia mbërritëm edhe kësaj. Merrnim një shishe Coca-Cola dhe pasi zbraznim me shiringë nga tapa lëngun që kishte brenda, fusnim aty pijen e preferuar të shefit. Në kalimin e porosisë për në qeli, kontrollohej etiketa dhe ngjyra të cilat as që të bënin të dyshoje. Dhe kështu...
Qëlloi që u zbulua kjo alibi...
Dikur u zbulua, por sidoqoftë ishte vonë. Kur them këtë, kam parasysh faktin, që shefi me kalimin e ditëve arriti të bëjë për vete pjesën më të madhe të personelit. Madje, edhe vetë drejtorin e 313, Tanush Miletin, i cili sa t’i zbulohej afrimiteti me liderin e prangosur, do të pushohej nga detyra. Po kështu, desha me këtë rast të përmend njërin nga elektricistët, që punonte në burg dhe në mënyrë ilegale mjaft herë na ndihmonte për t’i çuar porositë Nanos.
vijon nesër...
“Kadare dhe Agolli ishin dobësi e Nanos”
“Dy shkrimtarët e shquar Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, ishin dobësi e tij”. E veçon këtë fakt Viktor Agolli, teksa ka bindjen që shefi i tij nuk mbante miq të përjetshëm. Gjithsesi, siç rrëfen njeriu që i ka qëndruar përkrahë për 15 vjet me radhë liderit historik të së majtës, çdo takim me dy shkrimtarët e njohur, ishte një gëzim i veçantë për të. Agolli kujton një drekë të porositur nga shefi i tij në vilën qeveritare në vitin 2004, ku ka pasur për mysafirë Ismail dhe Elena Kadarenë. Ka qenë dëshmitar i një mjedisi të mrekullueshëm, ku dallonte menyja karakteristike gjirokastrite. Po kështu, truproja e Nanos sjellë në vëmendje një rast tjetër, kur shefi i tij pas një kongresi partie, ka preferuar urimin e parë nga Agolli, duke e vizituar në banesë në orën 02:00 të natës. “Mbi të gjitha, përmbledh truproja e liderit të PS-së, Nano është një nga njohësit më të mirë të veprave të tyre”
neser do te lexoni
Dëshmi të Viktor Agollit mbi hobin e Nanos për makinën dhe notin. E vërteta e përplasjes në Tepelenë, ku lideri humbi gishtërinjtë e njërës dorë. Si u përjetua nga miqtë e Nanos divorci me Rexhinën dhe lidhja me Xhoanën. Befasia e qëndrimit të Nanos pas daljes nga burgu: Jo pranga për Berishën. A e braktisi detyrën kur la zyrën e kryeministrit dhe u largua në Maqedoni më 14 shtator ’98? Pse thonë se Nano e ka të vështirë të kthehet te dashuritë e para? Ku i konsumonte orët e natës lideri historik dhe cilët ishin lokalet e preferuar të tij?