E Diel, 1 Nëntor 2026

DeNiro këshillon: “Ja si bëhesh aktor i famshëm”



Aktori i famshëm i Hollivudit Roberto De Niro mendon se të bëhesh aktor nuk ëhstë aq e thjeshtë sa duket. Nëse do të jesh i suksesshëm, çdo rol duhet marrë seriozisht, duhet punuar për të me gjithë shpirt. Legjenda De Niro, thotë se aktorët e vështirë duhet t’i lënë “çmenduritë” e tyre në shtëpi. 64-vjeçari, i cili kudo shoqërohet nga reputacioni i “aktorit të përsosur”, thotë se problemet personale nuk duhet të sillen në sheshxhirim dhe se aktorët duhet të jenë plotësisht të fokusuar kur janë në punë. “Nuk më pëlqen kur një aktor, ose dikush tjetër nga ekuipazhi, i sjell çmenduritë e tij në vendxhirim. Kur je duke xhiruar, secili duhet t’i lë problemet personale në shtëpi”,- është shprehur DeNiro. “Mund të jesh i paprekshëm, por kjo nuk do të thotë që je i vështirë. Ekziston një ndryshim mes dy termave. Nuk më pëlqen kur ndonjë aktor, ose njeri i thjeshtë, sjell çmenduritë e tij në vendin e xhirimit. Kur vendos të marrësh pjesë në një film, duhet t’i lesh problemet personale në shtëpi. Kur ato sillen në xhirim, filmimi bëhet tepër i vështirë. Problemet e tua përiqu t’i shjpalosësh tek historia dhe personazhi yt”. DeNiro tashmë 64 vjeç pranoi gjithashtu se ka transmetuar një pjesë të madhe të karakterit të tij, në filmin e ri”Ëhat Just Happened”. “Ekzistojnë disa karakteristika shumë të ngjashme me njëra – tjetrën. Ai nuk jam unë, por ka shumë gjëra që unë i gjej tek vetja ime. Nëse përdor gjëra dhe ide nga jeta ime, kjo ndodh sepse mendoj se janë vërtet të vlefshme për karakterin që mundohem të realizoj. Këtë e bëj me çdo karakter që më jepet”,- është shprehur De Niro.

Berry akuzon fotografin për shkelje të pronës

Ka reaguar ashpër dhe ka akuzuar një fotograf duke pohuar se ai kishtë shkelur pronën e saj vetëm për të bërë disa foto të sajat dhe të foshnjës së vogël. Aktorja ka dhënë një deklaratë për mediat duke njoftuar se fotografitë të cilat e paraqesin atë dhe foshnjën e saj katërmuajshe, Nahla Ariela Aubry, në kopshtin e tyre, janë bërë nga një fotograf i cili kishte hyrë pa leje. Me të drejtë Berry është nevrikosur në kulm kur ka parë që fotot e saj po bënin xhiron e botës në internet por edhe në dy revista të të famshmëve dhe ka kërkuar nga avokati i saj, Evan Spiegel, t’i dërgojë një ankesë gjyqit, ndërsa tanimë ka filluar edhe hetimi.

28 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›