Arsyet pse u kthyen Legalizimet
Kthimi i ligjit për rishqyrtim në Parlament duhet vlerësuar si një mundësi në drejtim të perfeksionimit të mëtejshëm të këtij ligji.
Kështu e ka konsideruar Presidenti Bamir Topi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale. Gazeta zbardh të plotë dokumentin prej gjashtë faqesh, që kreu i shtetit i ka dërguar Kuvendit më 30 prill, ku paraqet para deputetëve të gjitha arsyet që e kanë çuar atë të rikthejë, për herë të parë që nga momenti që ka marrë detyrën e presidentit, një ligj të qeverisë.
REPUBLIKA E SHQIPERISE PRESIDENTI
DEKRET PËR KTHIMIN PËR RISHQYRTIM TË LIGJIT NR. 9895, DATË 10.04.2008 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR.
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.
Nr. Dekretit 5687 Tiranë, më 29.04.2008
MOTIVACIONI
PËR KTHIMIN PËR RISHQYRTIM TË LIGJIT NR. 9895, DATË 10.04.2008 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR.
Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.04.2008 ka miratuar ligjin nr. 9895 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Në mbështetje të dispozitave kushtetuese, ligji i miratuar më është paraqitur për shpallje. Duke përfituar nga rasti, fillimisht dëshiroj t’iu shpreh vlerësimet për përpjekjet tuaja si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për zgjidhjen e një problemi social, sa të ndjeshëm aq edhe konstant në shoqërinë shqiptare.
Në rolin e Presidentit të Republikës, si garant i Kushtetutës së Shqipërisë, më lejoni t’iu bëj me dije se kam vendosur të kthej për rishqyrtim në Kuvend, ligjin nr. 9895, datë 10.04.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Duke shpresuar, se ju si deputetë të Kuvendit, do ta vlerësoni me përkushtim këtë vendim, më lejoni që t’iu shpreh objeksionet e mia në lidhje me ligjin e paraqitur për dekretim.
Neni 10, paragrafi (d) i ligjit, zëvendëson skemën e dëmshpërblimit të ish-pronarëve me një skemë thjesht deklarative, pa një afat konkret kohor dhe detyrues për Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrë e cila duhet të dërgojë në Këshillin e Ministrave listën me të dhëna për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese, për dëmshpërblimin e tyre. Pronari i ligjshëm i pasurisë së paluajtshme, i cili zhvishet dhe ‘de jure’ nga pronësia, i duhet të presë pa ndonjë afat të caktuar kohor, deri sa Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të paraqesë në Këshillin e Ministrave listën me të dhënat për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese. Një tjetër ndryshim në dëm të ish-pronarëve është dyfishimi i afatit kohor të kompensimit nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Nisur nga praktika legjislative, ndryshimet në ligj, vijnë si pasojë e një analize, ku evidentohen shkaqet dhe faktorët të cilët kanë çuar në mos zbatimin e ligjit apo për të bërë më të qartë dispozitat ligjore dhe jo në drejtim të konfuzionit ligjor, që në këtë rast, passjell zvarritjen e objektivave ligjore në dëm të individëve të shpronësuar. Përveç se, masa e caktuar për dëmshpërblim duhet të plotësojë standardet e kërkuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Protokollit nr. 1 të’ saj, duhet të merren në konsideratë dhe faktorë të tillë, si kompleksiteti i ligjit dhe i procedurave që rregullojnë shpronësimin e kompensimin apo kohëzgjatjen e procedurave që lidhen me secilën prej këtyre dy veprimeve. Duke iu referuar parimeve të përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, kompensimi duhet të jetë i përshtatshëm, i shpejtë dhe efektiv, duke iu përmbajtur kështu dhe parimit të sanksionuar në nenin 18 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku parashikohet se “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”.
Dispozitat e nenit 4, 13, 16 pika 2 dhe 5 të ligjit, sanksionojnë kalimin e përgjegjësive të qeverisjes vendore tek ALUIZNI. Në bazë të nenit 13 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Thelbi i kësaj dispozite kushtetuese është parimi i decentralizimit të pushtetit dhe autonomisë vendore. Parimi i decentralizimit të pushtetit është parim thelbësor, mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ky pushtet ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor. Autonomia është vetëqeverisje dhe vetëqeverisja në vetvete nënkupton autonomi kushtetuese.
Karta Evropiane e Autonomisë Vendore kërkon ekzistencën e organeve vendore të formuara në mënyrë demokratike dhe që gëzojnë një autonomi të gjerë, për sa u përket kompetencave, mënyrave të ushtrimit të tyre dhe mjeteve të nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre. Planifikimi, menaxhimi urban dhe i territorit janë kompetenca ekskluzive të autoriteteve vendore. Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, ushtrimi i përgjegjësive duhet të shkojë drejt decentralizimit. Ndërsa ligji i paraqitur redukton kompetencat e pushtetit vendor dhe ia jep ato Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, i cili shndërrohet nga një organ bashkërendues në një organ vendimmarrës.
Rregullimet e reja ligjore, bien ndesh dhe me nenin 4, paragrafi 2 të ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e tyre me organet e pushtetit qendror bazohen në parimin e subsidiaritetit, parim sipas të cilit, ushtrimi i përgjegjësive publike duhet në mënyrë të përgjithshme, t’i takojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve. Po në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi, parashikohen si funksione të komunës dhe bashkisë.
Edhe përmbajtja e nenit 3 të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, parashikon se “organet e pushtetit lokal janë administruese të territorit që ndodhet nën juridiksionin e tyre, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj”.
Vlerësoj, se këto ndryshime ligjore, cenojnë parimet e decentralizimit të qeverisjes vendore, parashikuar në nenin 13, 108, 109 dhe 113 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Gjykata Kushtetuese, institucioni i cili realizon interpretimin përfundimtar të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 29, datë 21.12.2006 “Për zgjidhjen e kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror”, ndër të tjera ka vendosur se çështje të planifikimit dhe menaxhimit urban që përfshihen në konceptin ligjor “funksionet e veta”, janë kompetencë e plotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore. Këshilli i Rregullimit të Territorit është organi i specializuar për urbanistikën që ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrëse në fushën e planifikimit dhe të menaxhimit urban, nën autoritetin e pushtetit vendor.
Dispozitat e këtij ligji bien në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe krijojnë një mbivendosje kompetencash, ku e njëjta kompetencë u atribuohet sipas ligjesh të ndryshme, institucioneve të ndryshme. Në përputhje me ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, regjistrimi fillestar realizohet nga regjistruesi dhe kartela është fleta e volumit të regjistrit që mbahet për çdo pasuri të paluajtshme dhe jo sipas përkufizimit të nenit 3, pika 7 apo parashikimit të nenit 29 të ligjit të paraqitur, ku kartela e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të legalizuar është dokumenti që hartohet nga ALUIZNI, për regjistrimin fillestar të pasurisë së paluajtshme të legalizuar.
Shfuqizimi i dispozitave ligjore të nenit 11 dhe 14 të ligjit bazë të legalizimeve, ku parashikohet KRRTRSH-ja, ngarkon Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale të realizojë ndryshimin e regjimit të tokës në tokë truall dhe ndryshimin e destinacionit të përdorimit të zonave, të përcaktuara në planet e përgjithshme rregulluese, të cilat janë detyrë ekskluzive e KRRTRSH-së, të sanksionuara në ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.
Sipas nenit 14 të ligjit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, me vendim të Këshillit të Ministrave, ngarkohet të kryejë procedurat për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje, parashikim i cili bie në kundërshtim me nenin 32 të ligjit nr. 8652, datë 25.08.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, sipas të cilit miratimi për tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të të tretëve është detyrë e këshillit komunal dhe bashkiak.
Për ndërtimet informale në ndërtimet me leje, leja e legalizimit është e barabartë me lejen e shfrytëzimit, parashikuar në nenin 17 të ligjit, i cili bie ndesh me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, sipas të cilit leja e shfrytëzimit jepet nga seksioni ose zyra e urbanistikës e njësisë vendore brenda 30 ditëve pas depozitimit të procesverbalit të kolaudimit.
Të nderuar deputetë,
Ndryshimi i shpeshtë dhe i shpejtë i akteve ligjore, si dhe mungesa e analizës së nevojshme juridike, përveç se nuk sjell rezultatet e pritshme në drejtim të përmirësimit cilësor të ligjit, krijon një praktikë të gabuar legjislative.
Duke shprehur dhe njëherë mirënjohjen për kontributin dhe rolin tuaj si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kthimin për rishqyrtim të ligjit, si ushtrim i një të drejte të atribuuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duhet ta vlerësoni, si një mundësi në drejtim të perfeksionimit të mëtejshëm të këtij ligji, nëpërmjet konsultimeve dhe arritjes të një kompromisi sa më të gjerë politik, duke iu përmbajtur gjithmonë kornizës kushtetuese, ligjeve në fuqi dhe parimeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS BAMIR TOPI
Legalizimet, përsëri heshtje në PD
Megjithëse kanë kaluar dy ditë nga shpallja e dekretit nga ana e kreut të shtetit lidhur me kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të legalizimeve, ende partia më e madhe e maxhorancës, qeveria e së cilës ka iniciuar këtë ligj, nuk ka reaguar. Ashtu si edhe një ditë më parë, zyrtarët më të lartë të saj nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se ende nuk janë njohur me ligjin. Ashtu siç është bërë zakon për ngjarje të tilla, i pari që prononcohet është pikërisht Kryeministri Berisha dhe pas tij deputetët e PD-së mbrojnë qëndrimet e tij, por për shkak se Kryeministri Berisha shmangu dje çdo deklaratë për kthimin e këtij ligji, kjo ka ndikuar edhe në heshtjen e demokratëve. I vetmi që foli një ditë më parë ishte deputeti Ndriçim Babasi, i cili theksoi se kthimi i ligjit nuk ishte diçka e mirë, pasi janë të paktën 1.2 milionë familje që përfitojnë nga ky proces.