Të flesh në Pezë dhe të gdhihesh në Mukje(!)
Martin Leka
Nuk është thjeshtë ndjesi, por ajo që po ndodh me lidershipin e socialistëve është sa e çuditshme (shpesh e turpshme), sa kaotike, aq edhe e paprecedent. Kryetari Rama dhe të tjerë pas tij po i lënë socialistët “me gojë hapur”. Askush nuk kupton më asgjë. Gjithçka që po thuhet e po bëhet është kontradiktore. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh, por e vërtetë. U tha e ç’nuk u tha për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlament, si nga liderët e PS, ashtu edhe ata të PD. U tha se kjo ishte “reformë e madhe”; u tha se ky ishte një “konsensus i paparë”; u tha se kjo që bënë PD e PS bashkë ishte “kushtetuta më moderne që ka njohur ndonjëherë Shqipëria”… Nuk besoj se teprohet po të thuhet se nëse socialistët në ’94 e stigmatizuan projekt-kushtetutën e Berishës dhe e hodhën poshtë atë, sot, jo ata, por lidershipi i tyre me në krye Ramën, i “veshën” Kushtetutës “tuta”… E ndërsa pothuaj i gjithë opinioni i shëndoshë intelektual, mediatik e politik ka rezonuar në faktin se këto ndryshime kushtetuese janë bërë në mënyrë të rrufeshme, për të kënaqur interesat personale të dy njerëzve – Berishës e Ramës - këta të fundit po mundohen përmes “të tretëve” të na mbushin mendjen se sa “të drejta” kanë qenë këto ndryshime, madje të domosdoshme?! Mirë Berisha, po Rama pse hesht dhe nuk u përgjigjet akuzave direkte lidhur me këtë bashkim të paprecedent votash me Berishën? Kryetari i PS e ka për “borxh” t’u bëjë të ditur – socialistëve të paktën -, pa slogane e fjalë të përgjithshme në emër të “politikës së re” se kush është boshti i së majtës që ai shpalos; kush është për të e vërteta mbi qeverisjen e Berishës dhe a është ajo “qeverisja më kriminale”?! Kush është dhe çfarë është dallimi midis një politikani të vjetër dhe qeverisjes së tij “kriminale” dhe bashkëpunimit e bashkimit të votave me të për ta lënë të qetë në qeverisjen e tij?! Fundja, zoti Rama duhet t’u përgjigjet socialistëve në mënyrë të sinqertë, se në emër të të cilave interesa “socialiste” dhe të cilit vullnet përfaqësues ka bërë të mundur votën “njësh” me të Berishës dhe pse nuk pranon edhe një referendum popullor për këto ndryshime?!... Mirëpo lideri socialist ka zgjedhur një rrugë tjetër, e cila pretendon se do të jetë më “efikase” për të në egon drejt zyrës së kryeministrit. Ai vazhdon i qetë “dialogun” nëpër viset shqiptare, duke menduar të “sfidojë” të gjithë oponentët e tij me fraza që janë herë të pakuptueshme, herë të pakapërcyeshme e të paperceptueshme për socialistët. Në fillimin e karrierës së tij si kryetar i PS-së, socialistët e origjinës u entuziazmuan me ato që dëgjonin për kryetarin e tyre të ri. Kur mësuan nga media se ai frekuentonte, madje dhe flinte në Pezë, ata u lumturuan kaq shumë, sa thanë “shyqyr që na erdhi në origjinë kryetari ynë, i paska patur lojëra shoku Edi ato çapkënllëqet e dikurshme se ‘lufta e Babës kishte qenë luftë civile’ apo se ‘komunistëve duhej t’u bëhej gjyqi në stadiumin “Qemal Stafa”. Ia falën kryetarit të tyre edhe mllefin që kishte zbrazur ndaj tyre, duke i quajtur “matufër apo kasqeta të lodhura”?!.. U gëzuan veteranët dhe socialistët e vjetër dhe thanë se shoku Edi po kthehet vërtet në identitetin që i takon kryetarit të partisë së tyre, kur morën vesh se kishte krijuar në parti një fondacion që mbledh lekë dhe ide me emrin “Qemal Stafa”. Madje, si për rastësi, në krye të këtij fondacioni ishte vënë pikërisht një djalë i ri, për rastësi edhe ai me syza si Qemali…
Por e gjitha duket se nuk zgjati dhe nuk “ngjiti” shumë tek këta socialistë e veteranë, sepse pikërisht në ditët kur promovohej fondacioni me emrin e Qemal Stafës, kushëriri i tij, deputeti Bukurosh Stafa u përjashtua nga grupi parlamentar i socialistëve për “dezertim” politik… Kjo ishte shenjë e kalimit në një origjinë të thellë, në vitet ’50, kur lufta e klasave kishte filluar vëngër. Pak ditë më parë, në kuadër të dialogut, kryetari socialist po u bën thirrje “pa dallim feje, krahine e ideje” të gjithëve, të ngrihen tej interesave të së majtës dhe të së djathtës për të mbështetur politikën e re(!) Në emër të kësaj politike, të këtij nocioni ende abstrakt të “politikës së re”, Rama duket se po harron pikërisht socialistët, anëtarët e partisë së tij, të cilët nuk mund ta kapërdijnë faktin se si lideri i tyre vë shenja barazimi midis një diversanti dhe atyre që ranë dëshmorë prej tyre; një kolaboracionisti dhe një partizani idealist; se si mund të vihet shenjë barazimi mes një të burgosuri politik dhe gardianit të tij?!... Kësaj i thonë: të flesh në Pezë e të gdhihesh në Mukje…(!!!) Me ide dhe me Kushtetutë!...