Tri B-të apo befasia Ben Blushi
Rexhep Meidani
Me botimin e romanit të parë të Ben Blushit “Të jetosh në ishull” (Toena 2008), sidomos pas promovimit të tij u shfaqën reagime të ndryshme, deri me natyrë “bipolare”. Në njëfarë mënyre, kjo dhe mund të pritej, sepse mund të lidhej dhe me figurën e autorit si gazetar e politikan, pra dhe me realitete e paragjykime, me kundërshti e “xhelozi” bashkëjetuese në fushën e “lojës” politike apo të analizës së saj, pse jo dhe me “jashtëqitjet” e tyre. Mundet që pikërisht këtu të qëndrojë dhe burimi i divergjencave, pse jo dhe i ndonjë keqkuptimi e gabimi! Ndërkohë që ajo, që duhet analizuar dhe vlerësuar, është vetëm vepra artistike-letrare e shkrimtarit shpërthyes Ben Blushi dhe jo e sjellja e reagimi politik i një polemisti e gazetari të mprehtë, jo rrallë dhe “cinik”, po me të njëjtin emër...
Duke mbetur vetëm në pozicionin e parë, nuk mund të mos shpreh vlerësime pozitive për këtë roman, shoqëruar dhe me dëshirën për nxitje të mëtejshme të krijimtarisë së autorit, pas kësaj sprove letrare të suksesshme. Sidoqoftë, duke ndjekur pjesërisht debatin që po zhvillohet aktualisht, gjykova të shpreh disa mendime thjesht personale, nën një këndvështrim diçka më ndryshe. Por, ama, për disa nga “pikat e nxehta” të këtij debati. Natyrisht, duke mos harruar dhe faktin që në mjaft analiza vlerësuese i është rënë tamam në shenjë...
“Shkundja” e Blushit dhe “përafrimi” i Lionelit
Duke lexuar romanin e Ben Blushit, që në faqet e para, më ka befasuar mënyra e veçantë e të shkruarit. Aty, krahas nivelit artistik e shtjellimit intrigues, mund të veçohet dhe një stil freskues, gati-gati sfidues, jo aq i ndeshur në literaturën shqiptare të tranzicionit. Në fakt, pa mbaruar 100 faqet e para të romanit u ndodha para një të papriture! Fillimisht u befasova kur u kalua në një shtjellim të shpejtë historik të një “hierarkie” të lartë! Bëhej fjalë për Skënderbeun, dhe lidhur me të dhe me dilemat e Arianit Komnenit. “Dorashka të ngjashme dueli” hidhen më vonë edhe për ndonjë figurë tjetër si ajo e Ali Pashë Tepelenës, të njohur historikisht si “bipolare”, deri “kontrapedale”. Madje, të përshkruar dhe nga Bajroni “bipolar” e “kontrapedal”...
Në një shikim të parë të krijohej përshtypja se nga këto pak faqe, sidomos ato mbi Skënderbeun, mund të inspirohej dhe “goditja” e parë ndaj romanit. Për më tepër, duke harruar apo duke kërkuar prej këtij libri atë që nuk mund ta ketë një vepër artistike, dhe pikërisht rigorozitetin historik-shkencor në përshkrimin e ngjarjeve dhe të personazheve të tyre. Dhe kjo ndërkohë që në një vepër artistike mund të alternohen, me lehtësi, forca dhe dobësia, e bardha dhe e zeza, e mira dhe e keqja.
Për të vazhduar komentet, po ndaloj pak në një pasazh të pjesës për Skënderbeun: “Duke kaluar ylberin e Zotit, Skënderbeu u bë i pabesueshëm. Shqiptarët e dinin se ai luftonte për pushtet dhe kjo është një ambicie që ata i lodh dhe nuk i inkurajon për një kohë të gjatë. Prandaj, qëllimi i tij mbaroi ditën që ai vdiq, sepse nuk kishte krijuar një bindje të trashëgueshme...” (f. 57). A mund të ishte kështu? Sidoqoftë, ende sot, duke kujtuar stepjen time fillestare vazhdoj të besoj se kjo pyetje, apo ajo stepje ishin fare të natyrshme, edhe pse jo thyerëse, jo këmbëngulëse. Sidomos mbështetur në gjykimin e mbarë-pranuar se çdo popull, çdo komb ka nevojë për mitet e veta. Madje, shumë shpesh, edhe kur nuk i ka, mundohet t’i krijojë e trillojë ato. Por, pas një reflektimi të “përmbajtur” arrita në përfundimin se në rastin e një vepre artistike, përkundrejt një trajtimi rigoroz historik, dridhja e lehtë, shkundja sado e vogël e mitit (qoftë ky dhe i “hierarkive” më të larta) brenda një konteksti njerëzor, liberal e tolerant bashkëkohor, mund të rezultojnë diku negative, diku pozitive, pse jo dhe çliruese, emancipuese e demokratike! Pa mohuar këtu dhe supozimin që autori, me një mënyrë të tillë të shkruari, ka provokuar, pse jo dhe ndërtuar, paralelizmat e tij figurativë jo vetëm të tipit hapësinor-kohor, por dhe njerëzor. Kjo bëhet më e kuptueshme në kushtet e sotme shqiptare, ku ambicia e tejskajshme për pushtet dhe servilizmi i pështirë rreth tij mund të çojnë deri në krijimin e pseudo-miteve të rrezikshme. Aq më tepër kur ato tentohen të shfaqen apo të propagandohen në ditët tona si përfaqësime të vetme demokratike, si prototipa ndershmërie, si lojtarë të pazëvendësueshëm etj.! Pa lënë mënjanë dhe rastet që lidhen me kapërcimin e “ylberit të Zotit” në konvertimin demagogjik apo të ashtuquajturin “kalim fazor” të tipit komunist-antikomunist...
Krahas këtij reflektimi të parë disi më të ngushtë, për një reflektim më të gjerë më erdhi në ndihmë dhe një bisedë e shkuar me Lionel Jospin (Lionel Zhospë). Në pranverën e vitit 2005, në Madrid, gjatë një seance pushimi, duke pirë një kafe po bisedoja me të. Nuk më kujtohet se si muhabeti erdhi tek Napoleon Bonaparti. Natyrisht, me pak fjalë unë shpreha vlerësimin tim mbi këtë figurë të veçantë të Francës, që, me gjithë konceptin perandorak të “integrimit evropian”, pati një ndikim transformues në Evropën e copëtuar të kohës së tij! Por, ai më kundërshtoi me lehtësi. Pak a shumë mendimi i tij rrodhi në këto linja, mbi tabutë e paprekshme “patriotike”: - Jo për Francën. Franca nuk do të ishte e reduktuar këtu ku është, në pikëpamje të pozicionimit e autoritetit politik, të fuqisë njerëzore, ekonomike etj., po të mos ndodhnin ato humbje kolosale, njerëzore e materiale, në betejat e njëpasnjëshme të Napoleonit. Nuk e zgjati më shumë, por më bëri shumë përshtypje ky përafrim i tij, për më tepër i dalë nga goja e një ish-kryeministri dhe kandidati për president të Francës. Pak muaj më vonë, duke ndjekur në kanalin TV5, debatin e Lionelit me disa gazetarë dhe analistë politikë mbi librin e tij të sapodalë: “Bota siç e shoh” (“Le monde comme je le vois”, ed. Gallimard 2005), ndesha po të njëjtin qëndrim, por tashmë në publik. Në atë emision, duke analizuar periudhën napoleoniane, ai shpalosi, po me të njëjtën qetësi, një vlerësim të ngjashëm të shkak-pasojës. Por, ama, nën këndvështrimin e një kushtëzimi - të “ballafaqimit” të asaj periudhe përkundrejt rolit të sotëm të Francës, brenda dhe jashtë Evropës. Edhe në librin e tij, duke e trajtuar në një rrafsh shumë më human çështjen e patriotizmit, ai shkruan: “Kjo gjakderdhje e gjakosje e pabesueshme e atdheut tonë, në dekada, nuk ka qenë e fshehtë, misterioze, por është transformuar në një sakrificë të madhe dhe heroike, e pranuar në emër të patriotizmit, dhe po ashtu, e justifikuar dhe e shenjtëruar prej tij...” (f. 278) dhe pak më poshtë shton: “Ajo që është e vjetruar prej patriotizmit është përmasa shoviniste dhe luftarake, ajo e përdorimit të forcës…” (f. 281). Po në këtë libër, ai, duke arsyetuar përafrimin e tij, thekson: “Francezët e kanë kuptuar pozicionimit tim dhe mesa shihet ata dinë ta rilexojnë historinë e tyre, me më shumë kërkesë e rigorozitet për disa dhe me më shumë bashkë-dhimbje për të tjerë...” (f. 280). Besoj se ia vlen të përfitohet diçka prej këtij gjykimi sa të hapur, po aq të guximshëm dhe në debatin e fundit.
Stili i Blushit dhe
“deklarata” e Saliut
Në gazetën “Panorama” të datës 22 prill, në një qoshe të faqes 3 ishte pasqyruar dhe një replikë midis kryeministrit dhe deputetit Blushi. Po e jap atë ashtu siç ishte pasqyruar dhe në gazetë:
Berisha: E kishe shkruar bukur librin, por ia ke vjedhur Dhimitrit.
Blushi: E kam shkruar vetë.
Berisha: E ke vjedhur, duket që e ke pasur zakon që i vogël.
Blushi: Unë të paktën vjedh libra, jo si yt bir që vjedh fishekë...
Të them të drejtën, me që e kisha ndjekur gati të plotë seancën parlamentare, dhe nuk i kisha dëgjuar me veshët e mi këto batuta, nuk dëshiroja t’i besoja dhe i imponova vetes harresën ndaj tyre. Me arsyen e thjeshtë, se ato të fyenin jo pak në rrafshin qytetar e intelektual, sidomos me banalitetin e një “shakaje” bajate, me “kurajën” e thashethemnajës, që nuk mund t’i lejohet një individi, aq më tepër kur ndodhet në krye të vendit. Thjeshtësisht, duhet të ndodhte e kundërta! Të paktën, të shitej sikur po gëzohej me suksesin e një prej intelektualëve të rinj- përfaqësues të tranzicionit, madje të rritur me vetë tranzicionin! Por kaluan vetëm disa ditë dhe paturpësinë fyese të këtij pohimi e dëgjova të përsëritur, madje dy herë, në një intervistë me gazetarë në televizionin “Klan”!...
Por le ta ndalojmë këtu historinë. Duke i takuar të njëjtit brez me akuzuesin “shakaxhi”, mund të shpreh dhe unë ndonjë gjykim timin. Por, duke qëndruar në një fushë serioze, ai më rezulton diametralisht i kundërt. Kam arritur të lexoj shkrime të Shuteriqit, që i përkasin hershmërisë së prodhimtarisë së tij, përfshirë dhe ato në “Bota e re”. Natyrisht më shumë kam lexuar nga koha e pasluftës. Duke kërkuar në kujtesën time të shumë dekadave më parë, gjurmët e mbetura më krijojnë ndjesinë se stili i tij i narracionit, në veprën letrare, është një përafrim krejt tjetër me atë të ndeshur tek Blushi. Aq më tepër, që nën trysnitë ideologjike të kohës, me detyrimin e mbijetesës, ai nuk mund t’i shmangej orientimit për nga realizmi socialist. Kurse tek Blushi shihet një prirje narracioni krejt tjetër, me kapërcime kohore e hapësinore dhe thyerje interesante nga një ngjarje në tjerrën apo me “sekrete”, që shpalosen e zbulohen gradualisht. Në literaturën moderne kjo vihet re, p.sh., tek nobelisti Orhan Pamuk, i njohur në gjuhën shqipe me romanin “Unë jam e kuqja” (por dhe si shkrimtari mysliman që dënoi publikisht “fatvanë” e vitit 1989 kundër Selman Ruzhdi-së), apo dhe te bestseller-i amerikan Den Braun (Dan Brown), të bërë sidomos të famshëm me romanin: “Kodi i Da Vinçit” (The Da Vinci Cod). Nga ana tjetër, në librin e Blushit spikat, krahas një gjuhe të zhdërvjelltë me potencial diku stabil, diku labil, brenda fjalës së zgjedhur, edhe radhitja, apo më saktë kompozimi i larmishëm (aspak i ngurtë) i këtyre fjalëve brenda fjalive tepër “elastike”. Të bën një përshtypje akoma më të veçantë dhe një kapacitet përshkrimi thithës, depërtues e erotik, në mjaft ngjarje konkrete. Por, krahas aspektit artistik me të vërtetë befasues e narracionit intrigues të autorit, një fantazie dhe imagjinate të zhvilluar pa kontradiktën më minimale, një vlerësim po aq specifik mund t’i jepet atij dhe për përgatitjen e bërë. Mbi të gjitha, në këtë libër për temën e shtjelluar spikat dhe një karakter euriditiv, i mishëruar me elegancë në faqet e tij. Mundet që kjo lloj përgjegjësie të jetë “huazuar”, që në fëmijëri, nga studiuesi Shuteriqi. Po ky euridicion, kjo prirje prej shkrimtari e studiuesi, edhe pse me natyrë e vendndodhje tjetër kohore e hapësinore, ndeshet dhe te romani i Rexhep Qoses “Një dashuri dhe shtatë faje”. Një ndryshim i theksuar (edhe pse personalisht nuk jam dakord) është dhe ai që lidhet me një prirje krejt tjetër në paraqitjen e trajtimin e dialogut, madje duke i qëndruar më “besnik” gjuhës në mënyrën se si flitet (dëgjohet) dhe jo rreptësishtë si e kërkojnë rregullat “fanatike” të drejtshkrimit, të miratuar 30-40 vjet të shkuara edhe me kontributin e madh të vetë Dhimitër Shuteriqit, si shkrimtar dhe si studiues...
Por atëherë, pse ky reagim kryeministror i pakuptimtë? Mos vallë nga ndonjë pozicionim politik jo dashamirës, deri “armiqësor, nga ndonjë lloj pakënaqësie specifike apo nga diçka tjetër!?... Ndeshet dhe dyshimi i ndonjë skeme figurative në linja paralele, që jo rrallë autori mund ta ketë “shfrytëzuar” me mjaft mjeshtëri. Por kjo është më se normale: shkrimtarët, shumë shpesh, personazhet i “huazojnë” e tipizojnë nga vrojtimet e “kontaktet” e tyre të përditshme. Prandaj, në roman ndeshen dhe personazhe e ngjarje të tilla, që ndoshta gabimisht marrin dhe një kontekst bashkëkohor. Kështu, diku në libër shkruhet: “Një ditë dimri, nëntë mushka të ngarkuara me dru, bashkë me dy karvanarë rrëshqitën dhe ranë në greminë. Malli i atij viti humbi dhe dy burrave dhe mushkave iu gjetën kockat vetëm kur shkriu bora, por ujqit i kishin copëtuar dhe askush nuk i njohu më. Sali Benishi i tha Hatixhesë se këtë punë e kishte bërë fisi i madh për t’u prishur tregtinë e drurëve dhe për t’u marrë klientët në qytet. Një natë, Sali Benishi nuk u kthye në shtëpi dhe kur erdhi në mëngjes i tha Hatixhesë se e kishte rrëzuar në humnerë karvanin e fisit më të madh. Dymbëdhjetë mushkat ishin shtyrë njëra pas tjetrës në dëborë dhe kishin përfunduar në fund të malit. Ulërimat e kafshëve të tmerruara nuk iu shqitën nga veshët Sali Benishit për tri javë. Por fisi më i madh i kishte dalluar gjurmët e Sali Benishit në dëborë dhe pas kësaj filloi lufta...” (f. 246-247). Apo p.sh., ngjarja tjetër: “Një natë, Sali Benishi, u zgjua dhe u nis te shtëpia e fisit të madh. Në errësirë, turret e druve ngriheshin mbi muret e lartë të shtëpisë. Ai ndezi zjarr duke pjekur dy gurë stralli pas një lecke të thatë dhe të vaisur dhe e hodhi mbi dru. Zjarri e mbuloi gjithë fshatin atë natë...” (f. 249).
Por, pavarësisht, se ndonjë lexuesi mund dhe t’i pëlqejë të ndërtojë paralele në simbole dhe ngjarje, apo dhe të imagjinojë skema korrespondence midis personazheve të romanit dhe personave realë të sotëm, ai, në të gjitha rastet, mbetet në nivelin e supozimit, por aspak të argumentit. Kjo edhe pse “fantazia” e lirë e lexuesit mund të shtrihet dhe në personazhe e simbolika të tjera si Marin Kurila, shalli i kuq, Aishja, Isaku, vizatimet “provokative” etj. Në fakt, as një lexues, qoftë dhe një “nuhatës” i rrallë, nuk mund të kapë të gjitha të fshehtat, imagjinatën e trillimet e vetë autorit! Pa përjashtuar dhe vetë autorin në krijimin artistik konkret!...
“Moskuptime” të panevojshme
Ashtu si për shumë shqiptarë dhe për politikanin e shkrimtarin Blushi ka një rëndësi të veçantë toleranca e dialogu ndëretnik dhe ndërfetar, dhe mbi të gjitha zhvendosja e këtij të fundit nga një proces shumë-kulturor në atë ndërkulturor. Aq më tepër, që vetë shoqëria shqiptare ka qenë dhe mbetet një model i shkëlqyer i bashkekzistencës fetare. Krahas hapjes mendore kulturore-etnike të shqiptarëve, solidaritetit e tolerancës, përzierjes shumë-fetare të familjeve të tyre, edhe bazat statutore e kanonike të feve të praktikuara në Shqipëri kanë luajtur po ashtu një rol pozitiv, duke kultivuar një harmoni reale midis feve kryesore. Kjo edhe pse historikisht në qendra të ndryshme është punuar jo pak për ta dëmtuar një harmoni të tillë. Por identiteti kombëtar i shqiptarëve, ka qenë dhe mbetet një pengesë reale ndaj çdo lloj segregacioni të fabrikuar, sepse, në fakt, ky identitet nuk ka pasur si element të vetin ndonjë fe të veçantë, por përkundrazi gjuha, historia me simbolet e saj, kultura dhe traditat kanë përbërë bazën e tij. Dhe kjo nuk kishte si të mos ndihmonte shqiptarët për të hedhur tutje çdo projekt, që ka synuar të provokojë disproporcione, diskriminime fetare apo konflikte etnike. Jo vetëm dje, por akoma më shumë sot!...
Ilirët, arbrit, pra dhe shqiptarët, si pjesëmarrës të një evolucioni historik (diku të detyruar e sforcuar, diku natyror e spontan) të feve në hapësirën ballkanike, kanë adaptuar e harmonizuar “sinteza” apo alternativa pajtuese, nëpërmjet rrugëve pragmatike, për të shmangur në maksimum efektet negative e shkatërrimtare. Kështu, në fillimet e krishterimit, gjatë krizës së parë midis tij dhe paganizmit, të praktikuar nga ilirët e vjetër, u gjend një formulë pajtuese duke përfshirë shumë zakone pagane ilire si pjesë të fesë së re. Kjo gjë mundësoi vazhdimësinë e ndryshimin, kalimin nga ide më të vjetra në ato më të reja. Kur u shfaq kriza midis kishës lindore dhe asaj perëndimore, që i ndau në dy pjesë territoret ilire, ata përsëri tentuan të ndërtonin mënyra e ura komunikimi midis dy kishave, duke filluar nga Koncili i parë deri në angazhimin e Patriarkut të parë ortodoks në Stamboll. Madje, këtë fakt vazhdojnë ta ndeshim dhe sot në kishën specifike të arbëreshëve të Italisë, të varur nga Vatikani, por me mjaft praktika të huazuara nga kisha ortodokse. Nëpërmjet këtij profili pajtues, nga e kaluara tek e sotmja, është zhvilluar në gjirin e shqiptarëve unifikimi në shumëllojshmëri dhe bashkekzistenca midis grupimeve fetare. E njëjta sjellje ka shoqëruar dhe konvertimin në fenë islame apo është manifestuar dhe gjatë kohës së pushtimit të gjatë otoman, ku natyrshëm ky konvertim është realizuar në mënyra dhe për shkaqe të ndryshme, përfshirë dhe atë të mbijetesës e detyrimit. Por dhe aty shihen formula e praktika pajtuese. P.sh., shfaqje të tilla janë manifestuar në mënyrën e qeverisjes të shqiptarit Muhamet Ali Pasha, që vendosi standarde pothuajse perëndimore në drejtimin e Egjiptit; ato shihen po ashtu tek Pashko Vaso, që themeloi Libanin me shumë konfesione, apo akoma dhe në bashkekzistencën në ndryshueshmëri e harmoni midis sunitëve dhe bektashinjve. Simbolizmi kombëtar i Nënë Terezës, për të gjitha grupimet fetare, është një shembull tjetër i ditëve tona...
Pikërisht, një thelb i tillë pajtueshmërie e harmonie sintetizohet në libër në familjen e Ibrahimit, ku jetojnë në paqe pothuajse të gjitha “përfaqësimet” fetare më të rëndësishme të kohës. Dhe këtë fakt autori e ka gdhendur me mjaft dashuri në libër. Madje, të krijohet përshtypja se ai ka qenë një merak rrezatues i tij. Dhe me të drejtë, sepse të ngjashme me familjen e Ibrahimit, janë dhe shumë nga familjet shqiptare të ditëve tona, përfshirë dhe atë të autorit, të botuesit, por dhe timen!
Parë në thellësinë e vet të natyrshme, përveç disa ngjarjeve episodike me prishje vëllavrasëse ekuilibrash, ku nuk mungojnë përplasje e tensione, në libër mishërohet një prirje pajtuese, bashkëjetese dhe pranimi të ndërsjellë. Për më tepër, duke iu afruar mbylljes së librit, autori, si kundërvënie ndaj ndonjë reagimi të papritur, ndoshta dhe me teprim, ngre edhe një “piedestal kulturor paqeje”, krahas pranimit të realitetit të kontaktit afatgjatë, që shprehet nëpërmjet shkëmbimit të kulturave, transmetimit dhe depërtimit të ndërsjellë të feve apo qytetërimeve të ndryshme. A përmblidhet aty ndonjë pozicionim “filozofik” i autorit, vështirë të thuhet. Por, ama, një piedestal i tillë është një sintezë e bukur dhe mjaft humane, brenda një vepre artistike, sidomos në kushtet e sotme shqiptare e globale. Prandaj, për ta mbyllur këtë analizë timen, përkundrejt ndonjë qëndrimi e deklarimi kritik të skajshëm, sidomos kur ai shfaqet me veshje të padrejtë e sipërfaqësore, vlen të citohet ajo pjesë, në sajë dhe të algoritmit të fuqishëm të saj: “Voskopoja nuk kishte det, por kishte libra, thoshte Isaku. Deti nuk e ka forcën e librit. Libri mbetet, ndërsa deti ikën. Deti është i të gjithëve, ndërsa libri është i më të diturve, që zakonisht janë dhe më të fortët. Ne e kishim rrethuar Voskopojën me një ushtri librash dhe besonim se ajo ushtri do t’i mundte të paditurit, jo duke i vrarë, por duke i bërë të ditur... E di që ka shumë njerëz që thonë se, në qoftë se unë do të kisha zgjedhur luftën para paqes, Voskopoja do shpëtonte. Nuk do pendohem derisa të vdes dhe sikur të kem njëqind jetë do bëj prapë të njëjtën gjë. Voskopoja nuk do shpëtonte siç nuk shpëton një libër që bie në fund të detit. Por turqit nuk janë një dimër i përjetshëm dhe ia vlen të durosh duke përsosur artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë prapë librin që na humbi, por aty do të ketë edhe disa faqe për turqit që nuk do vdesin më kurrë në kujtesën tonë...” (f. 403-404)...
Por kjo nuk do të thotë që kushdo të mendojë dhe të ndajë të njëjtën ide, të njëjtat komente me mua! Aq më tepër, duke menduar ndryshe, dhe t’i hakërrohet një vepre artistike! Apo dhe këtyre radhëve!...