Qeveria: Gabime me dëmet e Gërdecit
Qeveria pranon gabimet në nxjerrjen e faturës...
BLEDAR HOTI
...financiare të ngjarjes tragjike të 15 marsit në Gërdec. Në mbledhjen e djeshme, qeveria “Berisha” ka marrë një vendim për ngritjen e grupeve të punës për rivlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi apokaliptik i depove në Gërdec. Këshilli i Ministrave, pas më shumë se dy muajsh ka rinxjerrë një vendim, duke kërkuar rivlerësim të dëmeve në rast se ka ankesa nga banorët, të cilëve i është dëmtuar dhe shkatërruar banesa. “Në rast ankesash të arsyetuara për vlerësimin apo mosvlerësimin nga qytetarët apo subjektet, me propozimin e bashkive dhe të komunave të zonave të dëmtuara dhe me miratimin e qarqeve Tiranë dhe Durrës, të ngrihen grupe të reja pune, ku të përfshihen specialistë, sipas fushave përkatëse”, thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Gjithashtu përcaktohet se grupet e punës që do të ngrihen sipas këtij vendimi, ndjekin të njëjtën procedurë që kanë ndjekur më përpara të miratuara më datë 21 mars të këtij viti. Ky vendim për rishikimin e masës së vlerësimit, vjen pas ankesave të bëra nga banorët e prekur nga tragjedia. “Nga verifikimet e kryera, rezulton se jo në pak raste, në punën dhe dokumentacionin e hartuar nga grupet e punës ka pasur mangësi dhe harresa, si gjatë procedurës së verifikimit, ashtu dhe në vlerësimet e shtëpive apo objekteve të dëmtuara”, thuhet në relacionin e shoqëruar për këtë vendim. Ky vendim përfshin të gjithë zonën e prekur në komunat Kashar, Prezë, Maminas, Manzë dhe Bubq.
Fondi për
varrezat dhe Konvaleshencën
Qeveria ka shtuar me 4 milionë lekë të reja fondin për përballimin e shpenzimeve të varrimeve të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre nga shpërthimi i fabrikës së demontimit. Në vendimin e nxjerrë thuhet se shifra prej 28.000.000, zëvendësohet me 32.000.000. “Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë mortore për viktimat e tragjedisë së 15 marsit në fshatin e Gërdecit, bashkia Vorë, të përballohen nga Ministria e Brendshme, me fondin e emergjencës, miratuar për vitin 2008”, thuhet në pikën dy të këtij vendimi. Ndërsa vendimi tjetër i dhënë nga Këshilli i Ministrave lidhet me lëvrimin e 200 milionë lekëve të vjetra për Shtëpinë e Pushimit në Durrës. “Ministrisë së Brendshme t’i shtohet fondi prej 20 milionë lekësh të reja për Shtëpinë e Pushimit, Durrës, për mbulimin e shpenzimeve për akomodimin (ushqim dhe fjetje) dhe shpenzime të tjera, për familjarët e sistemuar në këtë shtëpi pushimi, për shkak të aksidentit teknologjik të ndodhur më 15 mars në Gërdec”, thuhet në pikën një të këtij vendimi. Ndërsa periudha e trajtimit të familjarëve do të jetë dy muaj nga data e ndodhjes së kësaj ngjarjeje. Kjo do të thotë që në muajin qershor, familjarët duhet të lirojnë këto ambiente.
Gërdec, Prokuroria do kthehet pas pastrimit të djegoreve
TIRANE – Përfundimi i veprimeve ushtarake në kraterin e shpërthimit në Gërdec, pritet të kthejë atje grupin hetimor për të mbledhur prova. Burime pranë hetimit të çështjes, pohojnë se aktualisht në vendngjarje po punojnë efektivët e ushtrisë, të cilët po grumbullojnë skrapin e shpërndarë nga shpërthimi si dhe predhat e shumta dhe lëndët e tjera të rrezikshme. Por ajo që shihet si pengesë nga grupi hetimor për të kryer procedurat e grumbullimit të provave, janë djegoret dhe kapsollat e shumta detonatore, të cilat janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e ish-repartit të kthyer në fabrikë demontimi. Për më tepër lëndët e rrezikshme shpërthyese gjenden të përziera me shtresën disa metërshe të dheut dhe inerteve që kanë mbuluar të gjithë sipërfaqen. Pikërisht kjo paraqet rrezikshmëri, pasi pengon organin hetimor për të gërmuar mes rrënojave të ish-fabrikës dhe asaj çka ka mbetur nga zyrat e shoqërisë “Albdemil” që çmontonte predha në ish-repartin e përshtatur si fabrikë demontimi në Gërdec. Në vendin ku ndodheshin zyrat e fabrikës, grupi hetimor arriti të gjente një sasi të konsiderueshme dokumentesh dhe provash të tjera, ndërsa mendohet se një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhen të “groposura” poshtë inerteve që ka përhapur shpërthimi. Pas largimit të rrezikut nga djegoret apo lëndët e tjera shpërthyese, pritet të kryhet sërish mbledhje provash. f.m.