I penduari zbulon 7 grabitjet me armë
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale të gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të bandës së njohur me emrin "Rexhina".
Hetimet e zhvilluara për më tepër se dy vjet, kanë zbuluar anëtarët e grupit, rolin e tyre dhe mekanizmin e grabitjes së dhunshme të makinave luksoze në qytetet e Tiranës, Kavajës dhe Durrësit. Prova kryesore është dëshmia e anëtarit të penduar të grupit. Sipas Prokurorisë, anëtarët e grupit kriminal janë: Edmond Neza, 31 vjeç, Gentian Neza, 28 vjeç, Bledar Hasani, (Memia) 30 vjeç, Erlind Taullaj, 22 vjeç, Bujar Sefa, 22 vjeç dhe Dritan Hamiti, 36 vjeç. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë zbuluar se të akuzuarit i kanë kryer grabitjet e dhunshme me armë në harkun kohor tetor 2006-mars 2007. Dosja penale është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërsa akuza mbrohet nga prokurori Ardian Nezha, i cili zhvilloi edhe hetimet paraprake të çështjes. Gjatë hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur në përfundimin se i dyshuari Sidit Bedini, i hetuar më parë si anëtar i grupit, ka kryer vetëm veprën penale "moskallëzim krimi" ndaj dosja penale ndaj tij i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës. Një tjetër i dyshuar, Genci Lleshi, sipas hetimeve, dyshohet se ka kryer veprën penale "falsifikim të vulave dhe stampave" dhe për këtë shkak, edhe dosja ndaj tij i kaloi Prokurorisë së Tiranës për kompetencë lëndore. Krimet e Rënda i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit pjesën e dosjes që bën fjalë për grabitjen e makinës së Zeqir Pllozhnit, ngjarje ende pa autor e cila ka ndodhur në qytetin bregdetar.
Grabitjet
Më 27 tetor 2006 rreth orës 23:00, në lagjen nr.6, rruga "Mihal Grameno", në pallatet e firmës "Gora", dy persona kanë vjedhur me dhunë Nikolin Dushin, pronari i lokalit "Palma e Artë", pranë Gjykatës së Tiranës. Nën kërcënimin e armës, Nikolin Dushit i janë vjedhur në shkallët e pallatit, çelësat dhe makina e tipit "Mercedes Benz C Class 220", ngjyrë gri me targe TR 4433 I. Të dëmtuarit i është grabitur edhe telefoni celular dhe paratë e xhiros ditore që kishte atë ditë në lokalin e tij "Palma e Artë". Atij i janë marrë nën kërcënimin e armës edhe një orë floriri që mbante në dorë. Për këtë ngjarje akuzohet Bledar Hasani (Memia).
Sipas Prokurorisë, grabitja e radhës është kryer më 9 nëntor 2006, rreth orës 00:45, në vendin e quajtur rruga "Him Kolli", pranë shkollës "Konferenca e Pezës". Dy persona të armatosur me pistoletë kanë vjedhur me dhunë këngëtaren Ermiona Lekbello, e cila ndodhej në hyrje të pallatit të saj teksa po parkonte makinën. Autorët e ngjarjes, të dyshuarit Bledar Hasani, Gentian Neza dhe Bujar Sefa, akuzohen se nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur këngëtares së njohur, autoveturën "Benz Mercedes ML", fuoristradë, ngjyrë gri dhe me targë 4 TUF 902, prodhim amerikan me benzinë që Ermiona Lekbello e kishte blerë në Amerikë. Asaj i janë vjedhur edhe sendet personale, vlera monetare si dhe telefonin celular. Sipas hetimeve, Bledar Hasani dhe Gentian Neza janë ndihmuar nga Bujar Sefa, i cili i ka lëvizur ata me makinë deri në vendin e ngjarjes ku kanë ruajtur derisa këngëtarja po parkonte dhe më pas e kanë grabitur atë. Makina e këngëtares, pas grabitjes është dërguar në Lezhë nga Bujar Sefa. Në këmbim të 2500 eurove dhe një autoveture te tipit BMË, ngjyre jeshile e targuar më pas me targë TR 5266 K, Bujar Sefa e ka ndërruar mjetin e grabitur Ermiona Lekbellos me Jurgen Mollën, person nga qyteti i Lezhës. Bujar Sefa i ka dhënë makinën BMË me targë TR 5266 K, Gentian Nezës i cili është kapur me këtë makinë në momentin e arrestimit.
Grabitja e radhës ka ndodhur më 19 dhjetor 2006 në orën 23:45 në lagjen nr.15 rruga "Arkitekt Sinani", Tiranë. Tre persona kanë vjedhur makinën "Benz Mercedes ML 270" ngjyrë gri me targë TR 4433 L, pronarit të saj Petrit Bregu. Ai sapo kishte hapur portën e avllisë për të futur makinën aty duke lënë çelësat e saj në kuadër. Në këtë kohë, të akuzuarit Gentian Neza, Edmond Neza dhe Bledar Hasani kanë arritur të vjedhin makinën dhe janë drejtuar për në Xhafzotaj, Durrës. Ata kanë qëndruar në banesën e Bujar Sefës, i cili ka biseduar me të akuzuarin Erlind Taullaj për ta shitur makinën e vjedhur në Vlorë. Mjetit i janë vendosur një palë targa gjermane dhe të akuzuarit janë nisur drejt Vlorës. Makinën e drejtonte Erlind Taullaj, i cili ia ka dorëzuar atë tek Ura e Mifolit personit me emrin Edmond Bedini, i cili e ka blerë automjetin.
Ngjarja tjetër për të cilën akuzohen të pandehurit ka ndodhur më 23 shkurt 2007, në Kavajë ku brenda një parkingu janë vjedhur dy makina, një "Benz" me targa belge ngjyrë vishnje 250 dizel dhe një "Benz" me targë KJ 7983 A. Të dy makinat kanë qenë me çelësa brenda dhe ishin lënë aty për t'u shitur. Për këtë ngjarje akuzohen Edmond Neza në bashkëpunim me Bledar Hasanin dhe Bujar Sefen. Makinat i janë lënë Bujar Sefës për t'i shitur ndërsa ai ka bashkëpunuar me Erlind Taullajn, i cili autoveturën "Benz Mercedes" ngjyrë gri me targë KJ 7983 A e ka shitur në qytetin e Fierit, në lagjen "Mbrostar Ferko" të akuzuarit Dritan Hamiti, i cili kishte porositur Erlind Taullajn për gjetjen e makinave të tilla.
Sipas Prokurorisë, në vazhdën e aktivitetit kriminal, ky grup kriminal më 9 mars 2007 në orën 24: 30 në rrugën "Don Bosko", tre persona kanë vjedhur me dhunë autoveturën "Fuoristradë Mercedes Benz ML 4 Matik", ngjyrë të zezë me targë TR 6003 M, në pronësi të Gjok Uldedaj. Edmond Neza, Gentian Neza dhe Bledar Hasani kanë qëndruar në bulevardin kryesor dhe kanë parë të lëvizë autovetura e Gjok Uldedaj. Ata kanë vendosur të ndjekin atë për ta grabitur. Pasi kanë ndjekur në rrugën "Myslym Shyri", kanë vazhduar ta ndjekin në rrugën "Mine Peza" dhe kur automjeti ka mbërritur në hyrjen e portës së fondacionit "Don Bosko" të akuzuarit Gentian e Edmond Neza, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur shoferin e mjetit, duke i marrë makinën dhe sendet e tij personale. Ata janë larguar menjëherë në drejtim të Xhafzotajt ku kanë lënë mjetin e vjedhur, i cili i është dorëzuar Bujar Sefës për t'u shitur nga ai dhe Erlind Taullaj. Në momentin e dorëzimit të makinës në Xhafzotaj prezent ka qenë dhe Erlind Taullaj, i cili është kërcënuar me vënien e pistoletës në kokë nga Edmond Neza, pasi ai kishte parë skenën dhe maskimin e dy autorëve që sapo kishin kryer grabitjen. Bujari dhe Erlindi kanë vendosur ta shesin makinën për 8 mijë euro pasi kaq u kanë kërkuar dy të akuzuarit Neza. Erlind Taullaj ka folur me Dritan Hamitin dhe kanë rënë dakord që makinën ta shisnin për 12 mijë euro. Takimi është bërë në Durrës, ku blerësi i makinës Arben Hasani ka parë mjetin dhe ka dhënë 15 mijë euro. Makina më pas është targuar në Tiranë duke iu ndryshuar në shifrën e shasisë nga 8 dhe është bërë 3.
Vjedhja tjetër është kryer më 25 mars 2007 në orën 23:30 në vendin e quajtur pranë Oxhakut. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë me dhunë autoveturën tip "Rexhina" në pronësi të Gëzim Mustafarajt. Atij i janë vjedhur ora e dorës, telefoni celular dhe paratë që kishte me vete. Për këtë ngjarje akuzohen Edmond Neza dhe Gentian Neza. Ata kanë ndjekur lëvizjet e pronarit të makinës Gëzim Mustafaraj dhe nën kërcënimin e armëve, në hyrje të banesës sapo kishte mbyllur makinën, i kanë marrë çelësat duke vjedhur mjetin. Ata kanë ikur në Xhafzotaj dhe makina e grabitur përmes Bujar Sefës e Erlind Taullajt, është shitur tek Dritan Hamiti në Fier. Ky i fundit nuk i ka dhënë paratë Erlind Taullajt, duke i thënë se nuk i kishte treguar se makina që i kishte dhënë më parë kishte qenë e vjedhur. Këtu ka filluar konflikti mes anëtarëve të grupit. Të akuzuarit Neza dhe Hasani i kanë kërkuar Bujar Sefës t'u jepte 8 mijë eurot që ata kishin vlerësuar makinën "Rexhina". Për një sërë vjedhjesh që kishin ndodhur në Tiranë arrestohet Erlind Taullaj, i cili dha shpjegime të plota për aktivitetin kriminal. Deklarimet e tij kanë rezultuar të sakta e të vërteta dhe në bazë të tyre janë gjetur edhe mjetet e grabitura. Taullaj është trajtuar në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Më 27 gusht 2007, Edmond Neza, i shpallur në kërkim bashkë me Hasan Rexhën nga Kosova, në plazhin e Golemit në Durrës ka tentuar të vjedhë me thyerje autoveturen "Benz Mercedes", me targë OH/821/IA në pronësi të Zeqir Pollozhanit.
Të akuzuarit
• Edmond Neza, 31 vjeç
• Gentian Neza, 28 vjeç
• Bledar Hasani, (Memia) 30 vjeç në mungesë
• Erlind Taullaj, 22 vjeç, i penduar
• Bujar Sefa, 22 vjeç, në mungesë
• Dritan Hamiti, 36 vjeç
Akuzat
• Vjedhje e pasurisë me pasoja të rënda në bashkëpunim
• Kryerje e krimeve në formën e grupit të strukturuar kriminal