E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dade jep leksione depolitizimi dhe merr përsipër të bëjë punën e prokurorisë

PS vazhdon presionin ndaj organit të akuzës

TIRANE - Paralelisht me Prokurorinë e Përgjithshme, selia rozë ka vijuar dje betejën politike me mazhorancën e djathtë kundër ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Anëtarja e Kryesisë së PS, Arta Dade, nga pozitat e politikanes shpërndau receta depolitizimi të institucioneve të drejtësisë. “Politizimi i kësaj çështjeje kaq të rëndësishme për moralin e shtetit, të qeverisë dhe politikës, jo vetëm që nuk ndihmon në zbardhjen e së vërtetës, por përkundrazi ndihmon për mbulimin e së vërtetës. Kjo nuk i shërben opinionit publik, por i shërben të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë korrupsion galopant të përmasave të frikshme”, deklaroi Dade. Ish-ministrja e Jashtme tha se të kërkosh zbardhjen e së vërtetës, do të thotë t’i shërbesh interesave të vendit edhe pse në formën që PS ka zgjedhur të bëjë këtë, as më shumë e as më pak mbërrin në ushtrimin e presonit të hapur ndaj organit të akuzë në lidhje me këtë çështjeje.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›