Arta Dade rikthehet në rolin e Kasandrës, uron që aplikimi i Shqipërisë në BE të shtyhet pafundësisht

TIRANE - Ish-Ministrja e Jashtme socialiste, Arta Dade është rikthyer dje në rolin e Kasandrës, teksa ka deklaruar se Shqipëria është e paaftë që të përmbushë detyrimet për fitimin e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Përkundër deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Çekisë Shvarcenberger, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, deputetja Dade deklaroi dje në Kuvendi se “Shqipëria nuk është në gjendje edhe mbas katër vjetësh të qeverisjes së Sali Berishës të përmbushë standardet për të bërë aplikimin si vend kandidat. Edhe në rast se aplikimi bëhet, a i ka kjo mazhorancë kapacitetet e domosdoshme që do të përfshihen formalisht në përmbushjen e detyrimeve të aspektit teknik që kërkon momenti i aplikimit? Kjo duket e vështirë të realizohet në kushtet e një amullie totale që ka përfshirë praktikisht ngrehinën qeverisëse”, deklaroi deputetja e Partisë Socialiste.
...