E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nekropolitika, në 15 mars PS dhe LSI përplasen te “Dëshmorët e Kombit”

Në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit, opozita rikthen luftën për më shumë protagonizëm. Por në llogoren e ylberistëve, rolin e primadonës nuk e luan Mrika, por Erion Veliaj


TIRANE - Vazhdon beteja për “ekskluzivitetin” e nekropolitikës midis aktorëve për sa më shumë protagonizëm të së majtës. Dje, PS-ja nuk nxori Mrikën, e njohur edhe si Mimi Kodheli, për të ripërsëritur ftesën për 15 marsin, përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit. Rolin e Mrikës dje e luajti beniamini i Edi Ramës, Erion Veliaj. Jashtë këtij argumenti dje nuk ngeli as kreu i LSI-së Ilir Meta. Në thelb replikat e djeshme në distancë kanë pasur të bëjnë sërish me betejën absurde për atë se kush ka të drejtën ekskluzive të përdorimit politik të tragjedisë njerëzore të vitit të kaluar. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke e nisur me raportin e  Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë, u hodh te ftesa ndaj gjithë opozitarëve sipas tij, që “në 15 mars të bashkohen, pasdite në hapësirën mes sheshit “Nënë Tereza” dhe Kryeministrisë”. Të njëjtën ftesë në thelb, në të njëjtin vend, por me adresim të ndryshëm kohor ka drejtuar kreu i G 99-ës Erjon Veliaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›