Tiranë, dy adoleshentë plagosen me thika pas sherreve për femra
TIRANE - Dy adoleshentë u arrestuan dje nga policia e Tiranës të akuzuar si autorë të dy plagosjeve me thikë të ndodhura në Kombinat dhe në Paskuqan.
Të dëmtuarit, në të dy rastet ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar autorët e plagosjeve. Menjëherë pas lajmërimit policia ka mundur të identifikojë dhe të zbulojë autorësinë e krimeve, që dyshohet se kanë pasur për shkak zënkat e momentit. Të dyshuarit janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe në prani të prindërve dhe të avokatëve atyre u është bërë e ditur ndjekja penale në gjendje të lirë. Ngjarja e parë ka ndodhur të shtunën në Kombinat, ku një 14-vjeçar për shkak të xhelozisë lidhur me një femër është konfliktuar me një 17-vjeçar me iniciale A.B., i cili sipas policisë është plagosur nga 14-vjeçari L.E. Ky i fundit ka përdorur një thikë për të qëlluar rivalin e tij. I dëmtuari është dërguar në spital dhe pasi është mjekuar është kthyer në shtëpi. Policia e Komisariatit nr.6 ka shoqëruar të dyshuarin dhe pas verifikimeve është provuar autorësia e krimit. Atij i është komunikuar akuza e plagosjes së lehtë me dashje. Ngjarja e dytë ka ndodhur të shtunën në mesnatë, duke u gdhirë dita e djeshme në një lokal. Adoleshenti me iniciale F.M., ka plagosur E.B., duke e qëlluar me thikë në bark. Për fatin e këtij të fundit, plaga ka qenë e cekët dhe nuk ka shkaktuar dëmtime serioze. Policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar. Për shkak të moshës së mitur, ai është lënë të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. d.b